Makthi i fundit i Berishës

editor

Tej respektit për një ish mbret, tej vlerësimit të meritave të ish prijësit të vdekur në një prej mbretërive më të paafta në botë, shtatorja e atij burri hollak me shpatë në dorë, pranë stacionit të trenit, duket se nuk është ngritur aq shumë për të, se sa për të përfituar të gjallët prej gër-mërreve dhe për të mbajtur zap paranojat e tyre. Tej ceremonisë së inaugurimit të shtatores, ku nuk munguan ish oborrtarë të mbretit, servilë, ish kundërshtarë, ish komunistë, adhurues, rapsodë të tij, njerëz të krisur, të dënuar prej tij, mëkëmbës të tij, të pushkatuar me urdhër të tij, të graduar me grada të larta, të syrgjynosur, bijë të atyre që ishin vrarë prej tij, bijë të atyre që mbetën tutje në dhera të huaja bashkë me të, historianë që e kishin nxirë periudhën e sundimit të tij, si një nga periudhat më të zeza të provincës, të tjerë që sapo kishin nisur të thurnin lavde për atë periudhë të ndritur, gjithçka dukej si butafori.

Tej kujdesit për të qenë objektiv, duke vendosur thuajse pranë ish mbretit edhe shtatoren e një ish kundërshtarit të tij kosovar, gjithçka dukej e stisur. Tej përpjekjeve për t’i dhënë ngjyra mbarëkombëtare dhe bashkuese kësaj ceremonie, tej mungesës së elegancës së Presidentes Jahjaga për ta shmangur pjesëmarrjen, në këtë ceremoni në respekt të atij biri të madh të Kosovës, gjithçka dukej ndarëse. Nuk po futemi fare në gjykimin nëse Zogut i takonte ose jo një shtatore, por tani që Berisha është një i ikur, problemin po e shikojmë në një kënd tjetër.

Ngritja e asaj shtatoreje dhe më tepër lidhja e saj me shtatoren e njërit prej viktimave të tij, hedhë hije dyshimi se Berisha e bëri këtë, thjesht për të qetësuar disa dilema të vetvetes. Së pari, ajo që duhet thënë në fillim është fakti se Berisha, me një formim thellësisht të majtë, ishte një antizogist i thekur. I konvertuar në antikomunist, në fillim të viteve nëntëdhjetë, ndërsa filloi të pastrojë (fshehë) me kujdes pështymën e hedhur pa hesap nga gjysma e jetës së tij kundër vlerave të vërteta, raporti me Zogun nuk do të ishte kaq i lehtë për t’u sqaruar nga ai. Edhe në vijim, vazhdoi ta shikonte Zogun me një armiqësi të shpallur, aq sa në një tentativë të ish mbretit për të ardhur në Shqipëri, i dha urdhër të “mos zbriste fare nga kali”, por të ikte andej nga erdhi. Ishte një mëri e gjatë që do të vazhdonte hapur për gjithë gjysmën e parë të këtij njëzetvjeçari dhe e kamufluar për gjysmën tjetër. Madje duhet thënë se rehabilitimi i Zogut ka ndodhur kur qeverisnin socialistët, ndërsa duket se në përmbajtje Berisha nuk e rehabilitoi sa ishte në pushtet.

Së dyti, tej mërisë së tij të përjetshme ndaj Zogut, Berisha kishte konstatuar se mes tyre kishte një ngjashmëri të frikshme, jo thjesht për vrasjet e bëra në kohën e secilit, por për praninë e tyre në vendin e krimit, apo implikimin indirekt në vrasje të caktuara. Ai mund të mos e donte Zogun, por nuk mundej ta fshihte këtë ngjashmëri. I dënuar për të qenë imazh i një ngjashmërie të tillë, i bindur se edhe ecuria e tij do të ishte në hullinë e asaj ngjashmërie, ai u tregua i kujdesshëm që t’i vendoste pranë njeri tjetrit, vrasësin dhe viktimën, si një lidhje kjo që i shkonte për shtat edhe Berishës. Ndryshe nuk kishte si të shpjegohej fakti që u gjet e njëjta kohë, i njëjti vend, ku u ngritën dy shtatoret, e Zogut dhe e Hasan Prishtinës, dy burra që në gjallje kurrë nuk mund të rrinin aq pranë, dy burra që e përjashtojnë njeri tjetrin. Nëse një veprim i tillë nuk ishte cinik, ishte i bërë me llogari, jo për vdekurit, por për të gjallët.

Së treti, Berisha pati një fat të trisht mbi vete që do ta shoqërojë gjatë dhe që ka lidhje me faktin se nga dritaret e zyrave tij u vranë katër vetë. Këta katër vet, ndryshe nga të vrarët e Zogut, ishin shumë më të pafajshëm, madje ata nuk ishin fare kundërshtarë të deklaruar të një regjimi të caktuar. Ai e dinte shumë mirë se sa do të mundohej ai, ata nuk mund të fshihen më nga kujtesa. Ashtu siç nuk mund të fshihen Hasan Prishtina, Avni Rustemi, apo Bajram Curri, edhe katër të vrarët do ta ndjekin historinë e Berishës hap pas hapi. Në këtë kuadër, duke e ditur këtë makth të ndjekjes nga pas, Berisha ndihej i mundur prej tyre. Që andej nga varri, ata transmetojnë fuqinë e klithmës së atyre që vriten padrejtësisht. Kjo klithmë shpesh nuk u ndahet deri në varrë edhe njerëzve të thjeshtë që i panë këto vrasje dhe nuk mundën të bëjnë asgjë për t’i ndalur ato.

Së katërti, nuk mund të mos vihet re se “pajtimi” mes Berishës dhe Zogut, nuk u bë i mundur për gjatë njëzetë e ca viteve dhe kjo ndodhi, jo thjesht para fundit të karrierës së tij politike, por edhe në pleqërinë e tij. Ai ishte në një moshë, kur më shumë se për të tjerët, duhet të rregullonte diçka për vete, për atë çka do të mbetej nesër në memorie. Ndërsa gjithë jeta i mjaftoi që të thoshte se Zogu ishte vrasës, në një çast të caktuar, ai e ka kuptuar se koha e paktë e mbetur, nuk duhet të ishte më kohë për të tjerët, por kohë për të sistemuar veten. Në një çast të caktuar, ai ka hequr dorë nga lufta ndaj Zogut dhe ka kuptuar se në fund të fundit, të gjithë ata që qeverisin kanë mëkatet e tyre dhe para se të flasësh për mëkatet e të tjerëve më mirë do të ishte të justifikoje mëkatet e vetes. Pra edhe në këtë kuadër, ngritja e shtatores, më shumë se vlerësim për ish mbretin, u bë për llogari të vet Berishës.

Së pesti, ai e dinte se kur të kalojnë ca kohë dhe në pushtet do të jenë të tjerë, do të dalë dikush që të propozojë ndërtimin e shtatoreve të katër të vrarëve, diku afër ish dritareve të tij, apo pak më tutje. Ai e dinte se do të jetë një kohë që ai nuk do të ketë as karrigen, as pushtetin, madje as ndikimin më të vogël që të mundet ta ndalojë një gjë të tillë. Ai e dinte se nuk do të ketë mundësinë minimale që të flasë për (a)moralin e vrasjeve, apo të nderimit të atyre që u vranë. I vetmi merak i tij, i vetmi makth do jetë pyetja, po me atë, (pra me vet Berishën), çfarë do të bëhet? Është ky makth që e shtynë atë që me ndërthurjen e shtatores së Zogut dhe Hasan Prishtinës, t’u japë një model të gatshëm ndërtuesve të nesërm të shtatoreve, duke i ftuar që të hedhin një sy tej në një skaj ku rri shtatorja e ish mbretit dhe pranë tij, shtatorja e viktimës. Në fund të fundit, njerëzit sa janë gjallë edhe mund të grinden me njëri tjetrin, edhe mund t’i zënë pusi njeri tjetrit, edhe mund ta vrasin njeri tjetrin, por pas vdekjes ata mund rrinë pranë e pranë, apo jo? Ky ishte makthi i vërtetë i Berishës, i cili për ironi të fatit, iku po atë datë që iku dhe Zogu.

Share This Article
28 Comments
    • u lodhem me berishem se duam me !! ankthi ktij eshte Edi Rama ai po ja ben jeten ferr dhe ska si tja boj !! sa ska me as ca ben per politiken qe duhet te rritet ekonomi !! themi te drejten sja vle me u mare me saliun me se na e shpifi me keto krime qe ka bere

    • more fund more berish more fund1 more fund more autor i drames me te madhe pas diktatures i shqiptareve! populli ta tregoj vendin more diktator i paturp! populli te shkeli me kemb more berish!

    • REVOLUCIONI I QERSHOR U REALIZUA ME VOTE. U MUNDE SI KURRE ME PARE MORE BERISH, EDHE RAMIZ ALIA HUMBI ME PAK SE TI O BERISH! KAQ I LIGE JE TREGUAR SA DHE SHKODRA VOTOI TE MAJTEN O BERISH! TURP TE TE VIJ!

    • makthi i fundit i shqiptareve u shua. sali berisha u largua njehere e pergjithmone nga politika shqiptare, nga jeta jone dhe na la te lire! u clirua shqiperia nga kjo vemje!

    • me duket sikur jam zgjuar nga nje ender e keqe! SHPETUAM NGA BERISHA! U CLIRUAM NGA VARGONJTE E KRIMIT DHE GANGSTEREVE TE BERISHES! FITORJA TASHME ESHTE E POPULLIT SHQIPTAR! FITORE FITORE FITORE!

    • vdiq politikisht diktatori i fundit shqiptar! pas teje do shndrij demokracie qe ti e kishe futur ne tunelin e korrupsionit dhe dhunes sali! e majta e bashkuar do te sjelli nje ndryshim qe juve nuk ua merr mendja! fitore fitore fitoreeee!

      • Saliu dhe Zogu kana nje te perbashket te madhe te dy jane tradhetare te pashembull ne historine e ketij vendi ndaj dhe te tille njerez qe shesin vendin per interesa personale duhet te ndeshkohen nga ky popull dhe te permenden ne historine e vendit si tradhetare dhe njerez pa dinjitet.

  • me duket se i vjen inat qe nuk e pati dhe ky ate “karrier” qe pati “mbreti zog”…pretendonte qe ta mbante pushtetin pergjithmon por ja qe nuk ja doli mbane pasi i gjith populli i ktheu shpinen.ja ktheu shpinen veriu nga ai pretendote se mund ta thellonte fitoren..por ja qe nuk ja doli mbane per asgje.tani nuk te mbetet gje tjeter vecse te ikesh sali.

  • makthi i fundit i ketij kombi je ti sali. more fund. KRIMINEL. sdo ti falim kurre keto krime qe i ke shkaktuar popullit. NDJEHEMI TE CLIRUAR NGA LARGIMI I KESAJ GJALLESE SHTAZARAKE!!!

  • Ky keqberes duhet te largohej
    Vota popollore ishte regimi ndaj keqeverisjes,dhe te vepruarit si diktator ne vendin tone gjate qeverisjes se mbrapshte te tije dhe te mbeshtetesve te tije te cilet edhe ne diten e djeshme treguan se jane te gatshem ta demtojne demokracine ne cdo moment te dites ,vetem pushteti eshte i rendesishem per ta/

  • makthi i fundit i berishes, nuk eshte ky jo, ky eshte fillimi i makthit te berishes, makthet e berishes fillojn tani, kur te gjykohet per ato te vrare qe ka ne krah, kur te paguaj per gjithcka qe i ka shkaktuar shqipetareve kur te pagoj per leket qe i ka mare shqipetareve e kur te laj borxhet ne te cilat i ka futur.

  • Kjo qe po ndodh ne Shqiperi ne keto dite eshte historike. Shenon fundin e nje epoke, heqjen perfundimisht nga pushteti te nje njeriu si Berisha i cili nen pretekstin e demokracis, kapi shtetin ne duart e tij dhe qeverisi per tete vjet rresht. Me ne fund, populli u lodh nga bemat e tij dhe ka vendosur te mos ta lejoj te jete edhe per nje mandat te tret. Eshte fundi i nje sistemi te krijuar prej tij dhe tashme te shkaterruar prej Shqipetareve qe kerkojne qeverisje te drejt.

  • Makthet e saliut nuk do kene te sosur tani e mrapa, do te fillojn kur te certifikohet qeveria e re e kur te filloj gjykimi i tij kur te shohe se sa i ka rrenuar shqipetaret e kur ti vij ora te paguaj per to, sali krimineli meriton nje agoni te gjate e jo thjesht gjykim, sic ja ka shkaktuar shqipetareve per keto 8 vite.

  • manbkthi I berishes erdhi dhe kjo eshte gjeja me frikshme qe po e shikon me syt e tij si ishte te hecte perpara drejt rrenimit te madh qe beri !! prit kur ti bi infakt saliut nga rezultatet qe po shef !! shyqyr me ne fund po RILINDIM dhe me behet qefi qe po shpetojm nga mafiozi komunisti

  • Berisha e beri dhe amanetin e fundit te tij , e nderoi dhe Zogun, tradhtarin e kombit…Po hajduti hajdutin respekton e nderon dihet kjo. E rendesishme eshte qe e lame mbrapa tashme kete kohe, nga sot fillon rruga e Rilindjes

  • Urgjentisht deri me 21 Janarin tjeter – 4 viktimat te jene shpallur deshmor. Ndrea dhe Llupos tu sekuestrohet pashaporta.

  • Makthi i Saliut eshte humbja e pushtetit sepse ai mnedonte se do te ishte si Enveri ne krye te ketij shteti sepse mendonte se do te qeveriste deri kur te vdiste dhe te rerenonte nje popull te tere por jo ne te gjithe ishim te bindur se kjo qeveri duhej heshur poshte me voten tone masive.

  • sa per shtatoren per 4 martiret e 21 Janarit ajo eshte e ngritur madheshtore jo vetem para syve
    te s.b. por ne mendjet e gjith shqiptareve sepse i kemi pare ne mes te dites vrasjet nga kockalepiresit e s.b.. ashtu si dikur fshati Berish i Pukes deboi nga trojet gjyshin e s.b. nga fshati sepse duke dashur me vjedh pasurit e kishes vrau priftin e fshatit ashtu te degdiset edhe ky derdimen me çfar kapas se kur hoqi Denimin me Vdekje e dinte se nje dite mund ta pesonte nga ai ligj por krrsesi nuk e mendonte se do merrej vesh se nga çfare gjyshi hajdut e kriminel vinte. (per keto lexo gazeten DITA te para ca diteve)

  • o popull shyqyr qe ne fund tu hapen syte dhe bere zgjedhjen e duhur se deri tani te dinja te humbur nga kjo bote te lumte menduat me ne fund per femijet tuaj nuk pretendojme se dote hame me luge te florinjte se florinjtr dhe vlerat e shkelqyera te ketij vendi i shkaterovi kafsha e ngordhur por pretendojme dhe shpresojme te kemi shtet te kemi shkolla dhe jo azile per femijet sic jame bere shkollat e sotme te kemi spitale per tu sheruar dhe jospitale qe del e vdekur prej andej kur ske para te kemi pune qe prindrit te punojne te ushqejne femijet dhe jo prinder qe flasin me vete rrugeve nga stresi i papunesise te kemi qetesi dhe siguri per jeten dhe kete medaljon ja varem EDI RAMES ne qafe po mos diti te vleresoj ne fer vafte se e keqja e ketij vendi i ka ardhur vetem nga drejtusit

  • Boboboooo ku shoh kaq vner,me duhet te kalloj ne opozite per te shpetuar ate IDE te demokracise qe kam…

  • Tashme tere ish-komunistet mund te gezohen: e kane Berishen ne mesin e vet!
    Berisha e zgjati shume fshehjen me maske te djathtesh.

    Por s’kishte asnje lidhje me te djathen, as si origjine, as si ide.

    Ahmet Zogun, se paku tani, lehtesoheni prej krahasimeve me Berishen.

    Berisha ngjan me ate tuajin, me Enverin, ate qe ju trodhi menderisht e ideologjikisht dhe beri qe ta vinit Atdheun pas ideologjise komuniste.

    Avni Rustemi eshte kuqalash i hershem, njeri i dhunes, dhe Zogu duhet falenderuar nese e organizoi ai kete vrasje, ashtu sic Avniu duhet nderuar per vrasjen e Esat Pashe Fevziut!

    Zogu, si Noli, kane ndonje dobesi ne natyren e tyre, por besoni se e deshen Shqiperine, ben shtetin e Gjuhen e shqiptareve dhe ne duhet t’i nderojme.

  • kam nje pyetje miqesore per gazeten dita..a do jeni perseri ne opozite apo do jeni sahanlepiresit e pushtetit te ri?

  • Esat pasha ,zogu ,berisha ,ndyresirat me te medhaja qe ka nxjere populli shqiptar ne historine e tij .

  • E vertete, e beri qe te hape rrugen per shtatoren e tij neser….sa te kemi fryme ne, brezi qe na i dhunoi 20 vjet te vlefshem te jetes, as qe ka gjasa te ndodhe, por do t’u a leme amanet edhe femijeve qe te mos i lene ne kembe keto shtatore te ndyra…

  • cdo tradhetar e ka nje date te cktuar tani .UNE propozoj qe te vendoset me ligj 24 QERSHORI DITA KOMBETARE E TRADHETISE . Ne 24 qershor te 1924 iku nga froni tradhetari satrapi Zog qe i dha tokat e Shqiperise jugosllaveve sic ishin ARBERIA E VOGEL ne veri dhe piken piktoreske me gjithe rethinat ne SHEN NAUM, POGRADEC. Po ne te njejten dit po te vitit 2013 u zbua tradhetari i dyte i kombit tone krimineli e vrastari Berisha qe u mundua ti jepte detin grekeve dhe perkrahu bizneset serbe per te shfrytezuar pasurine tone . I pari ngordhi jashte shtetit te pakten qe te jemi krenare para brezave qe vine te denojme pinollin e ti qe e kemi gjalle jo pa te drejte po per krimet dhe maskaralleqet qe ka bere bashke me banden e tij qe sjane te paketa dhe sbien me poshte se babai i tij shpirteror satrapi ZOG

  • Kaq vrer, kaq vrer…na duhet te pastrohemi njeher si individe, se po nuk beme secili nje vetpastrim nga mllefi e urrejtja qe kemi grumbulluar ne shpirt, nuk behemi dot shoqeri e civilizuar. Le te na vlejne sjelljet e qyteteruara te dikujt, le te shpresojme behemi shtet me ligji e rend, ku te jete i barabarte dhe presidenti a kryeministri dhe njeriu me i thjeshte. Me shume se nje mori faktesh qe i kthehen ne makth Saliut, te numuruara ketu, te cilat per hir te se vertetes qendrojne, me terhoqi vemendjen nje pyetje: A do te qendroje Dita ne opozite, apo do behet servile e shtetit te ri? Per mendimin tim, mdia e pavarur, ose me mire me qendrim kritik ndaj qeverisjes sherben ne mbarevajtjen e puneve, ne clirimin e lirise se zene peng nga frika, ne ndertimin e shoqerise qytetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *