Zv/shefi i Qarkullimit, ryshfet për t’i rikthyer patentën emigrantit

editor

“Fiks Fare” i dha përgjigje pyetjes që shtroi një ditë më parë, nëse ishin marrë apo jo paratë për kthimin e patentës së emigrantit nga policët e qarkullimit rrugor të Tiranës dhe kush i kishte marrë.

Pas sorollatjes nëpër sportelet e komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës, emigranti shqiptar nga Italia më në fund ka rimarrë lejen e tij të drejtimit të automjetit të lëshuar nga autoritetet italiane.

Patentën ai e ka rimarrë, por pa kaluar në komision dhe pa u ndëshkuar.

Gazetarët e “Fiks Fare” treguan sesi bllokohet patenta e një emigranti dhe sesi i kthehet atij duke paguar 20 mijë lekë të reja në zyrën e një prej drejtuesve të komisariatit të qarkullimit rrugor, në atë të zv/shefit të këtij komisariati, zotit Baftar Hadushaj.

Investigimi i “Fiks Fare” ka vazhduar pas premtimit që punonjësi i policisë, anëtar i komisionit të patentave, i bëri emigrantit për rimarrjen e patentës pa dalë në komision e pa u ndëshkuar.

Për të mos i dërguar dokumentet në Ministrinë italiane të Transporteve, dhe që të mos penalizohet në shtetin ku ai jeton, polici shqiptar i propozoi një rrugë tjetër zgjidhjeje, atë të ryshfetit.

Kundrejt një pagese që do të ishte më e lartë sesa gjoba, ai i del garant që t’i nxjerrë patentën nga dosja ku është futur.

Takimi i lënë për ditën e nesërme është zhvilluar në zyrën e zëvendësshefit të qarkullimit rrugor të Tiranës, zotit Baftjar Hadushaj.

Ai e ka pritur vetë emigrantin në oborrin e komisariatit dhe e ka shoqëruar për në zyrën e tij.

Pikërisht në zyrë ai ka marrë prej emigrantit shumën prej 20 mijë lekësh të reja.

Pasi ka bërë një shënim për rimarrjen e patentës, i ka thënë emigrantit që mund ta tërhiqte tashmë patentën në sportel.

Më pas emigranti është kthyer në sportelin ku ndodhej efektivi i policisë, anëtari i komisionit të patentave, z.Agim Kamberi, i cili një ditë më parë i kishte treguar sesi mund ta nxirrte patentën nga dosja pa u penalizuar, por duke paguar.

Ai e ka pyetur nëse kishte mundur të rimerrte patentën. Emigranti i është përgjigjur se patentën e kishte marrë pasi kishte paguar 20 mijë lekë dhe në fund të bisedës i lë edhe atij një bakshish prej dy mijë lekësh.

Ndërkohë menjëherë pas videos së parë të publikuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku një emigranti i bëhej presion nga policia shqiptare për të marrë ryshfet, ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ai ka përjashtuar nga detyra policin Agim Kamberi, me gradë nënkomisar, me detyrë polic pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore me akuzën e shkeljes së Kodit të Etikës

Makthi i një emigranti që iu drejtua për ndihmë emisionit Fiks fare nisi kur policia i bllokoi dokumentet e qarkullimit rrugor vetëm pse nuk kishte ndezur dritat.

Emigranti kërkoi rikthimin e shpejtë të dokumenteve pasi do ikte në Itali dhe efektivi i policisë, Kamberi i ofron ndihmë përkundrejt ryshfetit.

 

128220314412

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Ky polic me grade “kapter” eshte perjashtuar per korrupsjon dhe marje ryshfeti nga policia e shtetit ne Drejtorine e Policise Fier , dhe sot e gjejme te graduar Nenkomisar ne mes te Tiranes . Turp.turp.turp.per ata drejtues qe kane nje fare personaliteti dhe seder profesionale, Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene .

    • e mo vari leshte dhe keta te Fiksit, merren me keta peshqit e vegjel. Kur vjedh Argita e Shkelzeni, cfare do bejne keta policet e vegjel, kane dhe keta femij per te rritur. Te ndertohet njeher shteti i se drejtes pastaj hajd o burra te trajtohen te gjith njelloj

  • sa here qe beheshin festa dhe kishte kthim masiv i emigranteve ne shqiperi nga greqia, kodi ne radion e drejtorise se pergjithshme te policise rrugore ishte “gati gjoba” . vetem per pashket e vitit 2011 policiA RRUGORE KISHTE FATURUAR 10 MILION EURO GJOBA

  • Shumica e policve rrugore keshtu veprojne. Por kush ti zbuloje? Shefat? Shefat punojne per shefat e tyre dhe deri tek Ministri e Kryeministri qe marrin pjesen e tyre nga ky maskarallek.

  • Kur do te marr fund kjo lemeri korupsioni. Eshte vetem nje nder mijera te tille ne Shqiperi.Dhe a e dini se cfare korupsion ka tek Drejtorite e Kolaudimit dhe Regjistrimit te Automjeteve.Aty detyrimisht duhet te lesh gati ne makine,tek leva e marsheve 5 mije leke per personin qe ben kolaudimin se perndryshe ta shkatrojne mjetin ne momentin qe e ven ne aparat per kontroll.Nuk e kuptoj, kaq e veshtire eshte te gjurmohen e ndalohen keto raste.Shkoni nje dite ne Lac e ndiqni Franin se cfare e si vepron.Duhet nderhyre urgjent.Kalojeni kolaudimin, sic behet kudo, neper servise te autorizuara.Shpresojme qe Qeveria e re ta bllokoje menjehere kete pacaure e turp per vendin.

  • Franin ne Laç njeh ti, por nuk njeh nje bandit qe eshte drejtor i pikes se kontrollit e kualidimit ne Preze. Ai per te fituar shkel te gjithe rregullat e vendosura nga nje rregullore e brendshme e policise private e cila zbaton Ligjin 8770 date 19.04.2001 te Parlamentit per Sherbimin e Ruajtjen e Sigurine Fizike (SHRSF) te objekteve.
    Drejtor Mentori dhe Kuliçi (vellai i Nendrejtorit te pergjithshem te Policise) jane shume te pa skrupull.

  • i lumte fiksit kjo eshte policia ku ne qajme hallet proplemet policet jane bere me keq se doktoret ne spital ky ishte shteti i saliut ndryshe nuk kishte si te ndodhte qe vetem ne min,breneshme kishte 102 zyrtare vetem nga kukesi dhe tropoja njerez te lidhur me krimin rryshfeitin.

    • Fiksi te kapi Argiten dhe hajdutet me kollare ne parlament, pastaj te merret me policet e rruges. Kam degjuar qe ne parlamentin e ri ka trafikante droge qe kane garuar nen siglat e PD dhe PDIU. Qisni ata pse merreni perhere me keta vemjet 200 leksha?

  • Policia e shtetit (shqipetar) njeres injorant te koruptuar qe duhante tallen me qytetaret qe skan dike ne pushtet hajdut njesoi si ata qe vjedhin xhepat ne autobus .Kyeson ajo e rinasit qe kerkon lek duke te kercenuar se seshikoni me europen po spagove (euro ose paut )dhe te ndaloin po spagove .Rugec te vertet te pa shkolluar qe mund te ken kaluar nje pjes te jetes ne burgje .Militant partie shteti indiferent shikon keta trima qe ngrehin vila dhe blein makina te shtrenjta BRAVO shteti vidhni djema ju lumte dora ore ajduta telluni dhe qeshni se sankohet njeri

  • Policia e shtetit (shqipetar) njeres injorant te korruptuar qe duhan te tallen me qytetaret qe skan dike ne pushtet hajdut njesoi si ata qe vjedhin xhepat ne autobus .Kryeson ajo e rinasit qe kerkon lek duke te kercenuar se seshikoni me europen po spagove (euro ose paut )dhe te ndaloin po spagove .Rugec te vertet te pa shkolluar qe mund te ken kaluar nje pjes te jetes ne burgje .Militant partie shteti indiferent shikon keta trima qe ngrehin vila dhe blein makina te shtrenjta BRAVO shteti vidhni djema ju lumte dora ore ajduta telluni dhe qeshni se sankohet njeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *