Makthi i Turqisë: Kurdët kërkojnë krijimin e Kurdistanit

Dita

Ishte një ide që qarkullonte prej kohësh dhe tashme ka ardhur në formën e një kërkese zyrtare.

Kurdët e PYD, Partia e Bashkimit Demokratik në Siri, kanë kërkuar krijimin e Kurdistanit sirian.

Ata kërkojnë krijimin e Kurdistanit në pjesën veriore të Sirisë, në kufi me Turqinë.

Frika më e madhe e Erdogan ka qenë pikërisht kjo: kërkesa për krijimin e një shteti kurd.

Por kërkesës së PYD i është përgjigjur menjëherë Siria, SHBA dhe Turqia.

Një “Jo” e thatë.

Kërkesa e përpiluar në konferencën e Rmeilanit flet për një shtet autonom të formuar nga arabët, kurdët dhe turkomanët.

Ajo do të jetë autonome nga Damasku.

Por për momentin kjo kërkesë është refuzuar kategorikisht.

Share This Article
1 Comment
  • KURDET DO TI REALIZOJNE TE DREJTAT E TYRE.NJEREZORE, POR KUR TE BJERE POSHTE GJITHE KY SISTEM I DEGJENERUAR POLITIK NDERKOMBETAR, I PERCAKTUAR PAS LUFTES I-RE BOTERORE.

    SI KURDET, ASHTU EDHE SHUME POPUJ TE TJERE, NDERMJET TE CILEVE JEMI EDHE NE SHQIPETARET.

    AJO DITE PO AFRON, MEGJITHESE KURDET DUHET TA KUPTOJNE SE TURQIA NUK KA PATUR FORCE IMPONUESE PAS LUFTES I-RE BOTERORE, KESHTU QE KY SISTEM I DEGJENERUAR I ESHTE IMPONUAR EDHE ASAJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *