Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Malaga, tërbim kundër UEFA-s
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Malaga, tërbim kundër UEFA-s
Sport

Malaga, tërbim kundër UEFA-s

anazapta
Published April 11, 2013
Share
SHARE

Klubi i Malagës ka reaguar shumë i zemëruar pas gabimeve në gjykim të para në ndeshjen kundër Borusias në Dortmund, të cilat sollën humbjen 2-3 në minutat shtesë dhe kualifikimin e gjermanëve në gjysmëfinale. Skuadra vendase shënoi dy gola në shtesë, duke përmbysur disavantazhin 1-2, por goli i tretë ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Presidenti Al Thani lëshoi që në përfundim të ndeshjes akuza të rënda, të cilat iu adresuan UEFA-s. “Dua që të hapet një hetim nga UEFA. Ajo që ndodhi nuk është futboll, por racizëm kundër Malagas”, shkroi menjëherë në Twitter sheiku i Malagës. Zemërimit të bosit i bëri jehonë edhe trajneri Manuel Pelegrini. “Në shtatë minutat e fundit nuk kishte asnjë arbitër në fushë. Është e natyrshme, për UEFA-n një skuadër që është ndëshkuar nuk mund të luajë në finale”, tha kiliani. Deklarata e tij i referohet faktit që Malaga është dënuar të mos marrë pjesë në Champions League në katër vitet e ardhshëm, në rast kualifikimi, pasi nuk ka respektuar kriteret e Fair Play-t financiar të UEFA-s. Tani klubi spanjoll e ka humbur besimi tek UEFA dhe këtë e thotë kapiteni Joakim, autor i golit të parë: “Pas kësaj mbrëmjeje, dyshojmë te Platini dhe të gjitha ata që bëjnë pjesë në UEFA. T’i bësh këto gjëra ndaj Malagas është e thjeshtë. Nëse do të ishim Real  Madrid, nuk do të kishin ndodhur kurrë”. Megjithatë, pavarësisht akuzave të spanjollëve, vlen të përmendet fakti se Malaga ishte duke fituar takimin me një gol gjithashtu jashtë loje, i cili solli epërsinë 2-1 shtatë minuta para përfundimit.

 

 

anazapta April 11, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?