Arben Malaj do të jetë një nga kandidatët për postin vakant të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në intervistën e dhënë në ABC News , ka qenë vetë ish-deputeti socialist i cili ka bërë publike dhe vendimin për të konkurruar, ndërsa ka pohuar se ka depozituar dhe dokumentet në Kuvend.
Arben Malaj, i cili ka mbajtur më parë edhe detyrën e Ministrit të Financave, mendon se Guvernatori i ri i Bankës mund të gjendet mes shqiptarëve. Sipas tij, ligji për bankën nuk e lejon që Guvernatori të jetë i huaj. Për ish-deputetin Malaj, kreu i ri i Bankës nëse do të zgjidhet shqiptar, mund të asistohet nga një këshilltar strategjik i huaj. Gjithsesi, sipas Malaj, në çdo rast nuk ka arsye që Presidenti dhe mazhoranca të përplasen për emrin.
Sipas ligjit për Bankën e Shqipërisë, Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë të propozojë 5 anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës, Këshilli i Ministrave 3 anëtarë dhe vetë Këshilli Mbikwqyrës 1 anëtar.
Ende nuk dihet nëse Arben Malaj do të arrijë që të marrë votëbesimin e Partisë Socialiste dhe të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikwqyrës të Bankës së Shqipwrisë do të ishin të nevojshme vetëm 71 vota. Pra do të mjaftonte vetëm konsensusi i dy forcave kryesore të koalicionit të majtë për të plotësuar dy vendet vakante që janë krijuar tashmë pas dorëheqjes së Ardian Civicit dhe shkarkimit të Adrian Fullanit.
Aplikantët
Deri më tani kanë shprehur dëshirën më shumë se 32 qytetarë për të kandiduar për postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në 15 shtator Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë ata specialistë të fushës të cilët do të dëshironin që të ishin anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës. Kreu i qeverisë do të sqaronte se ndonëse ligji nuk përcakton apo rregullon ndonjë proces apo procedurë shprehjeje interesi për mënyrën se si përzgjidhen kandidatët e Këshillit Mbikwqyrës nga propozuesit e tyre përpara se të votohen në Kuvend, procesi do të çelet për të pasur një mundësi sa më të gjerë përzgjedhjeje dhe për t’i dhënë hapësirë të merret në konsideratë kujtdo që ka mundësi të japë një kontribut si edhe dëshirë që ta bëjë këtë. “Ky proces është tërësisht i bazuar në vullnetin e mirë të qeverisë për të dhënë kontributin e saj që Banka e Shqipërisë të dalë më e pavarur dhe më e sigurt nga situata e krijuar”, wshtë shprehur Rama. Mbledhja e letrave të shprehjes së interesit në adresën [email protected] do të vijojë deri në datën 30 shtator.

Jane te lutur te gjithe perfaqsuesit e firmave piramidale(si financier te pergatitur qe jane)te dergojne kandidaturat e tyre prane invalidit fizik e mendor kapterr nishanit per tu marre ne konsiderate!sali uki(udb-ja)
I nderuar Mark uk.Duhet te besh dallimin midis firmave piramida te pastra dhe firmave rentiere.Firmat piramidale te pastra ishin “Populli”,dhe “Xhaferi” ,ndersa firmat e rentiere ishin firma qe privatizuan, sipas ligjeve te kohes, asete te medha..Ne se do te ishin treguar me te qete shqiptaret te gjitha parate ne firmat rentiere do te ishin likujduar ne nje afat kohor te arsyeshem.Perse te mos themi,i nderuar Mark uk, se keto do te ishin bankat e para me capital teresisht shqiptar?Firmat reniere rane per shkak te firmave piramidale te pastra.
Kthei votat qi i more PS ne Vlore dhe pastaj mund te vendosesh edhe kandidatura…
E ben ky morracaku i Llakatundit, e ben mbykqyresin e BSH-se,,,ja ashtu si mbikqyrte dhe yshte kuserimin e parave te shqiptareve ne firmat piramidale.
Arben Malaj eshte nder personalitet me te spikatura te sfers politike dhe akademike…
– drejtor banke ne vlore sapo diplomohet (me rezultate te shkelqyera),
– minister financash ne kohet me te veshtira e te mbrapshta te 97′
reformoi teresisht dhe rrenjesisht sistemin dhe politikat finaciare te cilat ishin ne nivel -0
– profesor dhe pedagog prane universitetit te tiranes, autor i disa botimeve shkencore
– qytetar nderi ne disa qyetete te shqiperise por edhe i nje shteti amerikan
– ka perfunduar me rezultate te shkelqyer Master ne harvard university
Arben Malaj meriton te jete Guvernator i Shqiperise pavarsisht komenteve e ketyre lepurusheve me emra femrash. Arben Malaj ka treguar qe sdi te serviloset apo te beje pazare si kaci dhe blushi po ka pas guximin ti thote ne sy ato qe i ka menduar ndryshe.
Vitin e kaluar kam qene pjese e nje prej shtabeve elektorale kundershtare me z.Malaj ne qarkun e Vlores. Nisur nga hovi elektoral reagimet mirkuptuese ndaj sulmeve te ashpra politike ndaj ti i kam konsideruar si shume te tjere thjesht strategji. Gjate ketij viti fitoreje kam ndjekur me vemendje cdo zhvillim dhe qendrim mediatik te Malaj dhe te them te drejten kam kuptuar se vizioni perendimor i politikberjes se tij nuk ishte veshje fushate.Ajo eshte veshja e perhershme intelektuale e tij. Strategji ishin vetem ato qe dolen nga shtabe si yni qe sot na mbyllin cdo dere. Uroj vertet qe malaj te vije ne krye te bankes dhe te vendosi stabilitet ne te.
e drejte Eralda, punetoret e partise, ish 80-lekshit nuk lane shpifje pa bere per z.Malaj.
Koqoja villte vrere dhe ja ku doli surrati vertet i Koqo Intrigantit qe s’po le dy gure bashke ne gjithe bregun.
Ate ndertimin ne det do ja prishin apo jo?
je provuar ben malaj si minister finance…..prandaj kerko pune tjeter, je shume larg…..per ate qe kerkon shqiperia sot.
Artistet e Ho;;ivudit bejne nga nje ndarje, apo dalin pa breke, kur e shikojne qe jane jashte vemendjes se Medias.
Keshtu po ndodh edhe me “Yllin” shqiptar Malaj. Ai ben shaka, se e di mire, qe Arben Malaj dhe Fatos Nano jane fshire nga Harta e Shqiperise.
ku mo miri e provove?
Po kur ishte Malaj Minister Financash der ne 2005 borxhi publik shkoi ne nivelet e veta minimale. Po te linte Vilajet Qyrku me Mjaftin e me Shekullin e Koqos dhe Palloshin?
U bene bashke me Salen dhe 8 vjet Sale pastaj.
pilo pilafi ke te drejte qe flet me kete gjuhe… ne fakt gjuhe si e jotja jene te hidheruara e te helmatisura sepse kane lepire e vazhdojne te lepijne ne te njeten b*** … ndaj e ke te pamundur ta perdoresh gjuhen ne funksion te logjikes, kur them ti nuk nenkuptoj vetem ty po tere sojin tend qe ne vend te trurit erdorin gjuhen (ne te njetin vend te flliqur) e ne vend te ngrene koken ngrene sumen… te uroj b***lepirje te mbare.
Problemi eshte se Malaj nuk leshon pe ky eshte problemi.Nuk eshte se ai i kundervu PS-se ne fushaten zgjedhore.Ai e pranoi humbjen dhe nuk zvarrit sa andej ketej por qendroi ne pozicionin e tij te kahershem politik. Marrdheniet e tij me Nanon I takojne te shkuares.Pyetja qe shtrohet tani eshte:E ben detyren me profesionalizem e ndershmeri Arben Malaj?Per kedo qe njeh ate si financier e politikan ka nje pergjigje:E ben qe c’ke me te.A do ta vendosin ne ate detyre?Kjo varet nga maxhoranca e sotme dhe nga kryeministri.Kryeministri ka shansin te provohet se sa i njan ish mbretit Zog cili vuri per minister arsimi kritikuesin e tij,Mirash Ivanaj.Rezultatin e ketij ministri ne reformimin e arsimit dhe te shkolles shqipe per ate kohe e dijne shqiptaret dhe eshte vleresuar mjaft mire,per vet kushtet dhe rrethanat e asaj kohe.
Arben Malaj eshte intelektual nga me te spikaturit dhe padyshim nje nga njohesit me te mire te ekonomise . Nuk po merrem me ofenduesit po Arbeni e meriton te jet guvernator i BSH-es dho jo thjeshte anetar i keshillit mbikqyres
Nuk mungojne Arsel Lupenat qe ka vete banka,por duhet edhe nje tjeter si Arben Malaj,nuk kemi votuar per hajdutet e servilet e Saliut.
Arben Malaj punoi te firma rentiere Cenaj dhe nuk i tha nje fjale bashkqytetareve vlonjate per rrezikun e ketyre parave me fajde. Ishte i trashe dhe nuk e kuptoi rrezikun, apo ishte i zgjuar dhe i la njerezit te falimentonin? Kete me mire e dine vlonjatet, e di dhe PS qe e beri Minister Financash.
Ky njeri nuk ka turp dhe kërkon gjithçka, por si nuk kanë turp ato të tjerë që vazhdojnë të lakojnë emrin e këti turpi për anëtar të Këshillit Mbikqyrës.