Malaj: Shqipëria, stop politikës selektive për Kosovën

DITA Online

Tepër i ashpër është treguar ish-deputeti Arben Malaj, në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë për Kosovën.

Në studion e Top Talk ai theksoi se politika jonë e jashtme nuk mund të bëhet herë me njërin lider dhe herë me liderin tjetër të Kosovës, por duhet që të lehtësojnë kompromisin brenda klasës politike kosovare

Shqipëria ka shumë përgjegjësi për Kosovën. Politika jonë e jashtme nuk mund të bëhet pro Thaçit e kundër Hajradinajt dhe anasjelltas. Ne duhet ta thellojmë këtë. Duhet të jemi një hap më pas, bashkë me partnerët strategjik ta lehtësojmë kompromisin brenda klasës politike kosovare”, tha ai.

Më tej Malaj shtoi se politika e jashtme e Shqipërisë për Kosovën të shikojë edhe sugjerime konkrete.

A duhet që Kosova, për disa asete ekonomike të veprojë si Gjermania pas luftës që e la industrinë e luftës në dorë të Bashkimit Evropian. Duke e kthyer nga Industria e Luftës, në Industrinë e paqes. A mund t’i kthejmë ne këto asete përkohësisht në një menaxhim ndërkombëtar dhe ti heqim nga asetet e grindjes, që Serbia ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ballkanik të jetë më i mirë”.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Shoku Malo!

    Të duket vetja inteligjent.

    ” Por je si ai Muti që që ka mbetur vetëm në mes të pyllit”

    Ekonomis komuniste, NUK e heq dot nga koka jote primitive.

  • Ky Benua ketu qe ben si i mencur dhe thurr sofizma ka prure Benon e Ahmetes qe sot ben namin si financieri me i mire nga te diplomuarit e anglishtes..
    Kjo eshte pasqyra e sinqeritetit te Benit te Malajve, eshte bere konsull nderi nga favoret qe i beri Benit te Ahmutit, Ky e mbante nga pas, derisa e futi mire ne politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *