Maldive, arrestohet zv/Presidenti, akuzohet se planifikoi të vriste Presidentin

Dita

Zv.Presidenti i Ishujve Maldive Ahmed Adeeb është arrestuar pasi dyshohet se është i përfshirë në një komplot për të vrarë Presidentin Abdulla Yameen, – thotë policia vendase dhe zyrtarë të lartë.

Ministri i Brendshëm i Ishujve Maldive konfirmoi se zv/Presidenti ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për tradhti të lartë.

Presidenti Abdulla Yameen i shpëtoi një sulmi muajin e kaluar kur varka e tij u qëllua me raketë ndërsa kthehej nga aeroporti për në shtëpi.

Përveç zv/Presidentit, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve një ish-anëtar i Sigurisë dhe një anëtar i skuadrës së çaktivizimit të bombave.

“Mëngjesin e sotëm, në çdo rrugë janë parë kamionë me ushtarë dhe policë”, raportojnë mediat vendase. / Dita /

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *