Malësi e Madhe, bastisën xhaminë e fshatit për skrap, 2 të arrestuar

redaktor

Policia e Shkodrës njoftoi dje se ka vënë në pranga dy të rinj, pasi dyshohen se vodhën materiale hekuri në xhaminë e fshatit Gruemirë që po ndërtohet, me qëllim shitjen e tyre për skrap në pikat e grumbullimit. Burime zyrtare bënë me dije se janë arrestuar në flagrancë, Arel Hasmujaj, 18 vjeç, banues në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe dhe Erion Lleshi, 21 vjeç, banues në Durrës. Dy të rinjtë janë ndaluar në zonën e ish-SMT-së në Shkodër, ndërsa në bagazhin e mjetit të tyre tip “Volvo”, janë gjetur 313 shufra hekuri nga 1 metër të gjata.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *