Malësi e Madhe, gjendet i vetëvarur në banesë 55-vjeçari

anazapta

Një 55-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët pasditen e djeshme në Malësinë e Madhe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa mësohet se viktimë e flijimit mbeti Llesh Frangaj, banues në fshatin Rrapsh të komunës Kastrat. Menjëherë në vendngjarje u dërgua një grup hetimor me ekspertë dhe prokuror që po kryen veprimet. Nuk u konstatuan shenja dhune në trup, ndërsa bëhet fjalë për një vetëvarje të pastër. Mësohet se i ndjeri vuante nga depresioni gjatë kohëve të fundit, që dyshohet edhe si shkak i flijimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *