Mali i Tomorrit përjashtohet nga biznesi i guroreve, Klosi: Në skaner të gjitha zonat e mbrojtura

Bora Basholli

Qeveria nuk do të lejojë dëmtimin e malit të Tomorrit nga biznesi i guroreve që veprojnë aty. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit në favor të subjekteve private, ministri i Turizimit, Blendi Klosi, deklaroi se mali i Tomorrit do të shpallet Park Kombëtar, duke zgjeruar edhe  hartën e mbrojtjes së tij.

Do të marrim një vendim të shpejtë të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit për të miratuar zgjerimit të hartës së Parkut Kombëtar, do të marrim një vendim qeverie për ta rishpallur Park Kombëtar, pasi hilet e gjykatave për të zgjatur me vite, do ta shkatërronte përfundimisht atë zonë, duke e bërë të parikuperueshme”, tha Klosi.

Gjatë një dëgjese me ekspertë të mjedisit, pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës apeluan për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore që mbart mali i Tomorit.

Shumë pjesë të këtij mali mbetën jashtë zonës dhe pastaj u masakruan. Sigurisht këtu kanë përgjegjësi ligjore personat që kanë firmosur në dokumentet e ndikimit në mjedis”, tha Ferdinand Bego, zv.Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ministria e Mjedisit do të ankimojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa qytetarë të qarkut të Beratit kane nisur mbledhjen e firmave për shpalljen e malit të Tomorrit, Park Kombëtar.

 

b.b/

Share This Article
3 Comments
  • Po i heqin guroret Ilir Metës ?? Çfarë do i japin në shkëmbim apo po përgatiten për shkarkimin e futjen në burg ? Si do që të jetë është lajm i mirë se është bërë mali shenjtë i Tomorrit si djathi ’emmental’ i Zvicrës.

    • O Glau i kias. Guroret ishin te mijera veteve qe punonin aty dhe ne pikat e perpunimit nga Policani e deri ne Ure vajgurore. Rilindiotet po duan ta kalojne ne nje dore te vetme ate te te vellait te krietarit te bashkise Adriatik Zotka. Se per malin e per natyren as qe e qethin hic.

  • Për “Berati”
    Nëse shpallet “park kombëtar” jo Tik Zotka po as Rama vet nuk merr dot një pllakë guri nga ajo zonë. Meqënëse paske dijeni për këtë çështje, pse nuk ia dërgon provat gazetës ‘Dita’ ? Se nëse është e vërtetë kjo që shkruan ti, është një marrëdhënie korruptive gjigande midis shtetit e pushtetit lokal, është një çështje aq e madhe sa rrëzon koka ministrash e trondit qeverinë. Por do prova të sprovuara kjo çështje. Apo e the sa për të thënë, se mbase del edhe e vërtetë ? Se mos më quan partiak, mendimi im për të gjithë klasën e sotme politike është që sa më shpejt të largohet aq më mirë për Shqipërinë. Por shfrytëzimi që kanë bërë pronarët e guroreve me Malin e Tomorrit, është për të ardhur keq, prindërit tanë na e lanë Shqipërinë të paprekur në bukuritë kryesore të saj, ndërsa ne çfarë po lemë pas ? Të ishte për ata pronarë, mali i Tomorrit për 10 vite të tjerë do bëhej mali i Morrit se gjysma do ishte shitur në Europë për pllaka guri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *