Mali i Zi do të hapë ambasadën e vet në Kosovë deri në fund të këtij viti, ka thënë sot ministri i Jashtëm i këtij vendi, Igor Llukshiç. Kjo deklaratë u bë gjatë seancës së përbashkët të këshillave të Parlamentit të Malit të Zi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe integrime evropiane, në të cilën zoti Llukshiç paraqiti raportin për punën e ministrisë së tij. Mali i Zi e ka njohur Kosovën në vitin 2008. / Kosova.com