Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE

Leda Hysa

Ditën e sotme (30 qershor) Mali i Zi hapi kapitullin e fundit, nr. 8, në negociatat për anëtarësimin në BE.

Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.

Përmes një postimi në Twitter, komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, shkruan se hapja e këtij kapitulli është sinjal i qartë i angazhimit europian ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Nderkohe qe Mali i Zi avancon per ti treguar edhe Serbise nje kunderpergjigje pas incidenteve mes kishave (mes tyre) e si moment te favorshem per tu shkeputur, duke “takuar duart” me lideret Evropiane ne lidhje me proçesin zgjerues, jo te ndryshuar si ne rastin e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut po me ate metodologji qe ka qene pasi finalizimi gjithmone ngelet i njejti : votojne shteter, e pranojne ose jo. E bera kete hyrje per te shkundur e tundur kete politike qe fluturon sa here qe lideri boteror i thote qe fluturon gomari sikunder beri sot ne fjalimin e tij gjigandesk qe i tha te gjitha duke mos thene asgje, e qe vetem sa konfiromi veten qe skenari amatoresk eshte zanati i tij, duke konfirmuar, shperdorimin e fjaleve si mjeshteri. Pa u zgjatur per fjalimin kritika vjen nga “ata qe dine te flasin, dhe flasin shkurt” (shprehja ne thonjeza eshte e Dostojevskit, pa lidhezen dhe.) Per te sqaruar skemen me mire pyesni malazezet, -une them, dhe keshtu eshte qe keta po luajne kunder interesave te Shqiperise. Eshte me e thjeshte seç duket nga 5 fuqi te medha, respektivisht Serbia aleat me Rusine, Kosova e Shqiperia aleat me ShBA. Meqe kerkesat tona jane njohja reciproke, atehere loja qe ben Rusia eshte nuk e njoh Kosoven dhe per kete eshte edhe Kina pro. Duke bere gjasme nuk di gje mbi projektin serb, minishengeni qe e fut gjithe Shqiperine brenda ne Ish-Jugosllavi sepse do te biem dakord vete, fluturon Kosoven, apo duke shkembyer territore, kusht strikt i politikes europiane nder vite ka qene moslevizja e centimetrave ne Ballkan, nderkohe me kete duke nenshkruar marreveshje qe do te bente te mundur njohjen duke e paraqitur nga politika shqipetare si fitore te amerikane, fitonte ne te vertete vetem politika ruse dhe politika jone amatore do te vazhdonte te bente budallain qe cfare ka ndodhur eshe fale 3 fuqive pro nesh, e jo tolerim e fitim i betejes politike te 2 fuqive te medha ndaj pjeses tjeter (aleatet tone). Me fal po shifrat jane kokeforta, me shembull tjeter. Mendojne se Rama dhe Vuçi (1+1) ia futisin edhe Merkelit dhe Makronit e Anglise ne kete rast per EU, (1+1+1) ne final 2 me 3 sikunder ishin gjasat e pritshme nga ana e serbeve ne ceshtje me Kosoven e marreveshjen, politika pro-perendimore nuk e lejon e as ka per ta lejuar ndonjehere.Nderkohe keta lilipute gjigande ne skenen politike shqipetare vazhdojne e shesin akoma dokra hiri e sapunin per djathe a thua se nuk iu mjafton qe e kane nxjerre Esat Toptanin ne fund te listes, me daljen, me triumfin e tyre edhe mbi veten e tyre, me gjithe paburrerite e pabesite ndaj ketij kombi? Apo nuk thoni juve se ju jeni malazezë.

  • Opinione me konspiracion.Deshton Rama thot e ka fajin Saliu.Deshton Luli thot me vodhi Rama.Deshtojme ne si vend themi europa po komploton kunder nesh.JO dhe JO per te tera deshtimet e kemi ne vet fajin.Kemi politikanet me te koruptuar ne europe.Kemi popullin me indiferent ne europe.Asnje nuk na ka faj.Per fatin tone jemi vet fajtor.Ne duam me shume partine se familjen.Popull muti.Pa ta provojne mos te dalin nga shtepite diten e votimit e ta shohin se cdo behet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *