Mali i Zi humb çështjen gjyqësore në Strasburg

Dita

Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strazburg në një vendim të lëshuar të martën, gjeti fajtore qeverinë e Malit të Zi për përdorim dhune policore.

Gjykata e Strazburgut, vendosi në favor të shtetasve Pjetër Dedvukaj dhePjetër Sinishtaj, shtetas amerikanë, me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, të cilët ishin ankuar për përdorim dhune nga forcat policore pas arrestimit.

Gjykata ndërkohë nuk pranoi ankesën e dy shtetasve të tjerë, Rrok Devukaj dhe Kolë Dedvukaj.

Të katër paditësit, shtetas amerikanë, ishin pjesë e një grupi prej 18 personash të arrestuar në vitin 2006, një ditë para zgjedhjeve vendore në Mal të Zi. Të gjithë ata u akuzuan për komplot dhe përgatitje aktesh teroriste në Mal të Zi dhe u dënuan nga dy muaj deri në 10 vjet burgim, raporton VOA.

Duke reaguar pas dhënies së vendimit, Këshilltarja për Çështjet e Ballkanit, të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi tha se shoqata që ajo përfaqëson është e zhgënyer me vendimin ndaj Kolë Dedvukajt dhe Rrok Dedvukajt dhe po shqyrton mundësinë e apelimit të vendimit.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe malezeste jane njelloj gjakatare ndaj shqiptareve,si serbet dhe maqedonasit.Ata veprojne me dy standarte per te njejten veper penale.Policia sllave e ketyre vendeve eshte tej mase e dhuneshme,sidomos kur flet shqip.Nuk dihet me saktesi,se kur do te civilizohen ndonjehere sllavet e te mos perdorin dhune ndaj te arrestuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *