Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE. Kosova, Maqedonia e Serbia me probleme

Gazeta Dita

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka vlerësuar se “Mali i Zi nuk ka pengesa politike në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, siç kanë probleme Kosova me Serbinë dhe Maqedonia për emrin.

Në një deklaratë për të përditshmen e Podgoricës “Pobjeda”, Fajon tha se BE duhet të jetë më e vendosur kur bëhet fjalë për gatishmërinë që këtyre shteteve për t’u integruar në union.

“Në anën tjetër, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë më shumë në rrugën drejt BE-së që të na e bëjnë të qartë se në të ardhmen veten e shohin vërtet në familjen tonë”, ka shtuar Fajon.

 Deputetja sllovene në Parlamentin Evropian vlerëson se Rusia gjithsesi se do të vazhdojë me mbrojtjen e interesave të saj në rajon.

E.Xh

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *