Mali i Zi në NATO, Shqipëria miraton protokollin e anëtarësimit

Elton Tafaruci

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar këtë paradite projektligjin për protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Votimi ka qenë unanim me 109 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër. I pranishëm në seancën plenare ka qenë edhe kryetari i Kuvendit malazez, Darko Pajoviç.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vlerësuar se Shqipëria nuk do ta harrojë kurrë rolin konstruktiv të treguar Mali i Zi sa i takon faktorit shqiptar në rajon, sidomos me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *