Hetimi: Mali i Zi, qendër mashtrimi për cigare kontrabandë në BE

Bora Basholli
Cigarettes

Në orët e hershme të 16 marsit 2015, një barkë peshkatarësh e emëruar Zahra zbarkoi disa metra larg nga rripi i gjatë dhe i gurtë i gjirit Messara, në bregun jugor të ishullit grek të Kretës.

Zahra ankoroi nën flamurin e shtetit ishullor afrikan të Sao Tome dhe Principe. Ekuipazhi i saj ishte ukrainas dhe ngarkesa – 34 milionë cigare – me gjasë ishin të prodhuara në Bosnje dhe Greqi për kompanitë me seli në Kosovë para se të shiteshin për një kompani ‘offshore’ liberiane me seli në portin malazez të Tivarit (Bar).

Destinacioni final i ngarkesës ishte, në letra, Libia, por në pritje në bregun e Kretës ishte një karvan kamionësh i gatshëm për t’i marrë cigaret përmes rripit transportues, përpara se ato të përfundonin në Bashkimin Europian.

Ishte një operacion kontrabande me lidhje në mbarë globin.

Duke shfrytëzuar shënimet e transportit, emaile të rrjedhura dhe raporte të agjencive për zbatimin e ligjit, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), ka zbuluar se rreth 840 milionë cigare të ashtuquajtura ‘të lira e të bardha’ ishin eksportuar nga Mali i Zi nga një seri kompanish kryesisht  ‘offshore’, që përdornin shtigje të ngjashme dhe shpesh të njëjtat varka ‘fantazmë’ të peshkatarëve ose anije të vogla cargo, duke lundruar nëpër Detin Mesdhe pa transmetuar vendndodhjen e tyre. Shumica e ngarkesave e kanë shënuar Libinë si destinacionin e tyre final, por Egjipti, Qipro e Veriut dhe Libani gjithashtu shfaqeshin në listë.

Cigaret e lira të bardha janë imitime të markave të njohura, por të cilat nuk i shkelin markat tregtare; ato janë të prodhuara ligjërisht në një vend, por më pas kontrabandohen dhe shiten diku tjetër. Ato paraqesin sektorin me rritje më të shpejtë të tregut të paligjshëm të cigareve në BE.

BIRN, në bashkëpunim me Rrjetin Arab të Gazetarisë Hulumtuese (ARIJ), ka identifikuar së paku 17, por ndoshta edhe 20 ngarkesa të dyshuara nga Tivari që nga viti 2014. Zyra Anti-Mashtrim e BE-së, OLAF, e cila ka qenë duke hetuar tregtinë, ka gjetur se shtatë prej tyre “janë kapur duke kontrabanduar” dhe ndaj tre të tjerave është ngritur “flamuri i kuq”. Shtatë nga dhjetë ngarkesat kanë karakteristika gati të ngjashme me ato që janë duke u hetuar nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Më pak se gjysma e ngarkesës së cigareve ‘të lira e të bardha’ që janë larguar nga Mali i Zi janë konfiskuar. Pjesa e mbetur, nëse janë kontrabanduar me sukses në BE, do të kishin sjellë fitim prej 52 milionë eurosh për ata që shesin mallra në tregun e zi – dhe një humbje prej 153 milionë eurosh për taksapaguesit e BE-së, bazuar në akcizën aktuale për cigare të Mbretërisë së Bashkuar, ku taksa është më e larta.

Në raportin e prillit të vitit 2018 të BE-së rreth progresit të Malit të Zi drejt përmbushjes së kritereve të vendosura për anëtarësim, Komisioni Europian e përshkroi portin e Tivarit si “platformë për kontrabandimin e cigareve të falsifikuara drejt BE-së bashkë me cigaret e prodhuara legalisht dhe ato të tregtuara ilegalisht”.

Hetimi nga BE duket se ka ngadalësuar fluksin e cigareve ‘të bardha dhe të lira’ dhe OLAF këmbëngul se që nga ajo kohë ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet e Podgoricës, por firmat ‘offshore’ prapa skemës nuk duket se janë përballur me ndonjë sanksion.

Shqetësime të reja janë ngritur tani rreth hapjes së zonës së re të tregtisë së lirë në Mal të Zi për një fabrikë të re cigaresh që prodhon ‘të bardha të lira’.

Kjo ka ringjallur dyshimet rreth vullnetit të lidershipit të Malit të Zi- kryesisht të pandryshuar në krye për rreth 30 vjet – për ta çrrënjosur krimin e organizuar dhe kontrabandën e cigareve që lulëzoi gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë socialiste në vitet 1990 dhe tani ka infiltruar portin e Tivarit.

Mosveprimi mund të ketë pasoja për Malin e Zi me 620 mijë banorë, duke komplikuar rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Administrata doganore e Malit të Zi tha për BIRN se po bën progres në luftë kundër kontrabandës së cigareve.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • O GAZETA DITA:

    Po shyqyr lavdi Zotit qe e degjuat njehere intelektualin qe ka 30 vjet qe demaskon mafien komuniste te Malitte Zi,

    prandaj:

    Bejini te fala Presidentit te Josip Broz Titos, mafiozin Xhukanovic qe ka 30 vjet ne listen e kerkimi nderkometar te Interpolit

    qe:

    BOLSHEVIKET E BE-SE NE KRYE ME KOMUNISTEN MOGHERINI E KANE PRANUAR UNANIMISHT SI BOSI I CIGAREVE KONTRABANDE TE MALIT TE ZI

    njashtu:

    Sic miratuan Edvin Enveristin si BOS te droges dhe kanabisit ne Shqypni

  • O GAZETA DITA:

    Po shyqyr lavdi Zotit qe e degjuat njehere intelektualin qe ka 30 vjet qe demaskon mafien komuniste te Malit te Zi,

    prandaj:

    Bejini te fala Presidentit te Josip Broz Titos, mafiozin Xhukanovic qe ka 30 vjet ne listen e kerkimi nderkometar te Interpolit

    qe:

    BOLSHEVIKET E BE-SE NE KRYE ME KOMUNISTEN MOGHERINI E KANE PRANUAR UNANIMISHT SI BOSI I CIGAREVE KONTRABANDE TE MALIT TE ZI

    njashtu:

    Sic miratuan Edvin Enveristin si BOS te droges dhe kanabisit ne Shqypni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *