Mali i Zi si precedent për Rusinë

Bora Basholli

Nga Janusz Bugajski

Ekskluzive Dita – Rusia është duke u përballur me një revoltë të rajoneve të saj, e cila mund ta copëtojë vendin. Teksa procesi i shpërbërjes fiton terren, përvoja e Malit të Zi mund të shërbejë si një precedent për kombet dhe republikat e shumta jo të qeta të Rusisë.

Federata e paqëndrueshme Ruse përbëhet nga 85 njësi territoriale të ndryshme, nga të cilat 22 janë republika që përfaqësojnë nacionalitetet jo-ruse, përfshi Vollgën e Mesme, Kaukazin e Veriut dhe pjesë të Siberisë, Rusinë veriore dhe provincat lindore. Edhe në rajonet ku etniteti rus dominon, një numër në rritje i banorëve nuk njehsohen me Moskën dhe po ri-zbulojnë identitetet e tyre përkatëse.

Në kundërshtim me parashikimet perëndimore, demokratët dhe liberalët e Rusisë nuk kanë gjasa ta transformojnë vendin. Përkundrazi, janë regjionalistët, autonomistët dhe grupet pro-pavarësi të kombeve të ndryshme që po e sfidojnë gjithnjë e më shumë sundimin autoritar dhe kolonial të Putinit. Zemërimi i rajoneve kundër Moskës sillet rreth faktorëve të shumtë, si stanjacioni ekonomik, korrupsioni shtetëror, shfrytëzimi i burimeve rajonale, sulmet ndaj të drejtave të gjuhës ose kërcënimet për eliminimin ose bashkimin e njësive federale.

Protestat masive janë në rritje, qoftë kundër hedhjes së plehrave të Moskës në rajonin Arkhangelsk të veriut, ndërtimit të një katedraleje ortodokse në Krasnoyarsk të Siberisë, ose ndryshimeve arbitrare të kufijve midis Çeçenisë, Ingushetisë dhe Dagestanit në Kaukazin e Veriut. Pothuajse çdo çështje arrin të shkaktojë demonstrata kundër sundimit të Moskës, duke përgatitur, kështu, kushtet për separatizëm.

Në luftën e tyre për çlirim, rajonalistët e Rusisë mund të mësojnë nga përvoja malazeze e marrjes së pavarësisë nga një Serbi dominuese. Në shumë aspekte, marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë ishin një mikrokozmos i marrëdhënieve midis disa rajoneve federale dhe shtetit rus. Rajonalistët do iu duhet të përqendrohen veçanërisht në katër çështje: identiteti lokal, qëndrueshmëria ekonomike, ndarja paqësore dhe lidhjet me ndërkombëtarët.
Identiteti është një grumbull kompleks besnikërish, që nuk mund të reduktohet në një faktor. Edhe të folurit e së njëjtës gjuhë apo lidhjet e ngushta etnike nuk garantojnë një identitet të vetëm apo dëshirën për të jetuar në një shtet. Shtetet e Bashkuara u ndanë nga Perandoria Britanike megjithatë ndanin të njëjtën histori, të njëjtën kulturë, të njëjtën fe dhe të njëjtën gjuhë.

Identiteti malazez u rizbulua dhe forcua gjatë rënies së Jugosllavisë komuniste, pasi shumica e popullsisë e kuptoi se ata kishin një histori unike rajonale me tradita të ndryshme nga serbizmi i imponuar. Një proces i tillë zgjimi mund të përsëritet në Siberi, në Uralë, në Lindjen e Largët dhe në Veriun e Largët, ku ka dallime në rritje me “muskavitët” madje edhe në grupet e konsideruara ruse. Të gjitha këto rajone u pushtuan nga “Muscovia”, bile edhe kolonizuesit (që u vendosën atje) e perandorisë qendrore gjithnjë e më shumë përvetësuan identitetin lokal.

Në sferën ekonomike, pavarësisht se i vogël, Mali i Zi ka dëshmuar se është një shtet i qëndrueshëm dhe madje një kandidat kryesor për pranimin në BE. Në mënyrë të ngjashme, disa njësi federale të Rusisë posedojnë burimet natyrore, demografinë dhe vendndodhjen për t’u bërë ekonomi të pavarura, sapo të arrijnë t’i japin fund shfrytëzimit të tyre nga Moska. Tregtia dhe investimet nga vendet fqinje evropiane dhe aziatike mund të zhvillojnë në mënyrë të konsiderueshme rajone të tilla si Kaliningradi, Karelia, Tuva, Sakha dhe Magadani.

Mali i Zi, gjithashtu, mund të shërbejë si një model i ndarjes paqësore, sapo qeveritarët rajonalë të vendosin nëse ata do të mbeten “kukullat” e Moskës apo do të bëhen përfaqësues të vërtetë të popullatës vendase. Me trazirat në rritje, ata mund të hidhen nga postet, nëse nuk angazhohen për të forcuar republikat ose rajonet e tyre. Dhe pothuajse krejt si Podgorica, ata do të duhet të shfaqin qëndrueshmëri dhe unitet përballë provokimeve të vazhdueshme të Moskës.

Për më tepër, për sa i përket shkëputjes, rajonet e Rusisë kanë një avantazh në krahasim me Malin e Zi. Ndërsa Mali i Zi u përball i vetëm me Millosheviçin, sepse të gjitha republikat e tjera ishin të ndara, dhjetëra rajone të Rusisë mund të koordinojnë “arratisjen” e tyre drejt lirisë. Veprimet e ndërmarra njëkohësisht do të dobësonin përpjekjet e Moskës për të shuar çdo lëvizje, siç ndodhi edhe në rastin e shpërbërjes të Bashkimit Sovjetik. Suksesi i një republikë do të inkurajonte të tjerat dhe do të neutralizonte më tej kërcënimet e Moskës.

Për sa a i përket lidhjeve me ndërkombëtarët, ashtu si Mali i Zi, vendet që dalin nga shpërbërja e Rusisë do të përfitojnë nga krijimi i kontakteve më të ngushta ekonomike dhe politike me vendet fqinje, në vend që të jenë në varësi të buxhetit federal të Moskës që veç zvogëlohet. Ata, gjithashtu, mund të kërkojnë e të arrijnë anëtarsimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Moska ka një qëndrim hipokrit ndaj separatizmit. Nga njëra anë, ajo mbështet lëvizjet për shkëputje në shtetet që synon, si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Nga ana tjetër, ajo shpik teori konspirative, të tipit që Uashingtoni ka për qëllim të copëtojë Rusinë. Lëvizjet indigjene rajonale dhe etnike në Federatën artificiale Ruse do ta bëjnë të qartë hipokrizinë e Kremlinit duke nxitur pavarësinë dhe krijimin e shteteve.

***

MONTENEGRO AS PRECEDENT FOR RUSSIA

Janusz Bugajski, 12 July 2019

Russia is facing a revolt of the regions that can eventually tear the country apart. As the process of disintegration gathers momentum the experience of Montenegromay serve as a precedent for Russia’s numerous restive nations and republics.

The unstable Russian Federation consists of 85 distinct territorial units, of which 22 are republics representing non-Russian nationalities, including the Middle Volga, North Caucasus, and parts of Siberia, northern Russia, and the far eastern provinces. Eveninregions where Russian ethnics predominate a growing number of residents feel alienated from Moscow and are rediscovering their unique identities.

Contrary to Western predictions, Russia’s democrats and liberals are unlikely to transform the country. Instead, it is regionalists, autonomists, and pro-independence groups of various nations who are increasingly challenging Putin’s authoritarian and colonial rule. Regional anger against Moscow revolves around numerous factors, whether economic stagnation, state corruption, exploitation of regional resources, attacks on language rights, or threats to eliminate or merge federal units.

Mass protests are mounting, whether against dumping Moscow’s trash in the northern Arkhangelsk region, the building of an Orthodox cathedralin Siberia’s Krasnoyarsk, or the arbitrary changes of borders between Chechnya, Ingushetia, and Dagestan in the North Caucasus. Almost any issue can trigger demonstrations against Moscow’s rule, thus setting the stage for separatism.

In their struggle for liberation, Russia’s regionalists can learn lessons from the Montenegrin experience in gaining independence from a dominant Serbia. In many respects, Montenegro’s relations with Serbia were a microcosm of relations between several federal regions and the Russian state. Regionalists will need to focus on four questions in particular: local identity, economic viability, peaceful separation, and international connectivity.

Identity is a complex cluster of loyalties and cannot be reduced to one factor. Even speaking the same language or having close ethnic ties does not guarantee a single identity or yearnings to live in one state. The United States separated from the British Empire despite sharing a common history, culture, religion, and language.

Montenegrin identity was rediscovered and fortified during the collapse of communist Yugoslavia, as the majority of the population realized that they had a unique regional history with traditions separate from an imposed Serbism. Such a process of awakening can be replicated in Siberia, the Urals, the Far East, and the Far North where there are growing distinctions with Muscovites even among people who are considered Russians. All these regions were conquered by Muscovy and even settlers from the central empire increasingly adopted the local identity.

In the economic arena, despite its small size, Monetenegro has proved that it is a viable state and even a leading candidate for EU accession. Similarly, several of Russia’s federal units possess the natural resources, demographics, and location to become independent economically once they terminate their exploitation by Moscow. Trade and investment from neighboring European and Asian countries can significantly develop regions such as Kaliningrad, Karelia, Tuva, Sakha, and Magadan.

Montenegro can also serve as a model of peaceful separation once regionalgovernors decide whether they will remain as Moscow’s stooges or become genuine representatives of the local population. With unrest mounting they could be swept out of power unless they commit themselves to strengthening their republics or regions. And much like Podgorica, they will have to show resilience and unity in confrontingpersistent provocations from Moscow.

Russia’s regions also have an advantage over Montenegro in pushing for secession. While Montenegro faced Milosovic alone because all other republics had already separated, dozens of Russia’s regions can coordinate their escape to freedom. Simultaneous actions would weaken Moscow’s attempts to extinguish each movement, as happened during thedismemberment of the Soviet Union. Success in one republic would encourage others and further neutralize the threat from Moscow.

In terms of international connectivity, much like Montenegro, states that emerge from a disintegrating Russia will benefit from forging closer economic and political contacts with neighboring countries rather than depending on Moscow’s shrinking federal budget. They can also petition and qualify for membership of various international organizations.

Moscow pursues a hypocritical stance on separatism. On the one hand, it supports secessionist movements in targeted states such as Ukraine, Georgia, and Moldova. On the other hand, it invents conspiracy theories that Washingtonintendsto break up Russia. Indigenous regionalist and ethnic movements in the artificial Russian Federation will expose Kremlin hypocrisy by pushing for independence and statehood.

 

Share This Article
6 Comments
  • Rusia po e kruan me gjethe fiku dhe tani do e pesoje vete ate qe gatuan per te tjeret. Bunerang! ‍♂️✌️

  • edhe indianet e amerikes ,apachet huit tomahoket seminolet,qe jane zona te pasura do fitojne autonomi nga kolonizatoret e bardhe amerikane ,edhe ata do kene si shembull crnagoran ushttt erreee

  • Ky polaku nuk e fsheh dot urrejtjen per Rusine dhe ja fut pordhes ne keto shkrime. Rusia do shperbehet thote…. Hajde koke hajde.

  • Malazezi shtet i krijuar nga nipi i Skenderbeut Crna Gora, bashkim fisesh shqipetaro-malazeze ne gjeneze dhe sllavizuar me kalimin e kohes, duke qene se i kane ndertuar qysh me princat e tash me demorkraci tre fushat kryesore ku sigurisht me e dobeta ka qene fusha ushtarake, (ne krahasim me ne qe s’kemi pasur fare ) i kemi lene te kerkojne ç’te duan fuqive te medha te influencuara nga sherbimet e po ketyre shteteve me treva po shipetare. Sa per tani pavarsisht se e kane kuptuar qe destinacioni eshte BE, lider me te konsumuar se ne jane treguar malazezet. Kjo vlen edhe per trevat ne Serbi, Maqedoni, Greqi ku kjo e fundit na ka perdorur me shume se te tjerat per faktin e rruajtjes se nje ballance sllavo(barbare) ne rajon duke pevetesuar territoret tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *