I nderuar z.Thano. Këto ditë keni botuar në gazetën tuaj të nderuar DITA, shkrime të Q. Duraj dhe Z.Ramizi, të dy pinjollë familje dëshmorësh e mallakastriotë. Për të qenë i sinqertë dua të pohoj se z. Duraj ka më shumë të drejtë. Mehmet Shehu nuk mund të baltoset nga disa ordinerë në mendime, mesa mund të rrëzohet mali me çifte. Edhe nëse M.Shehu ka bërë padrejtësi gjatë 27 viteve si kryeministër, ato i ka bërë me urdhër të Enverit. Arsyeja pse mbahet i ndezur sulmi ndaj diktaturës e diktatorëve është e thjeshtë: “Se në këtë vend po synohet të kthehet komunizmi”. Dhe me këtë teori absurde disa merren me ndalimin e potreteve, flamureve e shalleve të pionerëve. Po kështu, agjenturat e huaja në bashkëpunim me të dërguarit e tyre synojnë që në këtë vend, sikurse në Kosovë, të mos ketë qetësi, duke shpifur, vjedhur, vrarë e shkatërruar me tritol gjithçka, duke sjellë destabilizim, pakënaqësi, humbje shprese, me qëllim që populli të largohet nga vendi nga sytë këmbët dhe Europa si gjithmonë mban sehir. Nga Mete H.
