“Malindi në breza” në penën e vëllezërve Spahiu

redaktor

Bashkim Koçi

Janë shkruar e do të vazhdojë të shkruhen monografi për heronj, për personazhe me kontribute atdhetare e njerëzore, për njerëz që kanë lënë pas vlera e bëma që nuk harrohen, por një monografi e përgatitur për një fashat apo komunitet të tërë, ka dhe merr vëmendje të veçantë. Dhe kur një libër të tillë e shkruajnë dy vëllezër, Bektash e Behar Spahiu, të prekur nga “sëmundja” fisnike e mallit për fshatin Malind të Skraparit, mendimi merr arratinë e kureshtja nuk mund të të largohet qetas pa parë e lexuar atë çka kanë guxuar të thonë e tregojnë ata në “Malindi në breza”. Bektashi e Behari me mjeshtëri e përkushtim të rrallë kanë ditur të ngjallin, të nxjerrin nga toka e nëntoka gjithçka që bën fjalë për të kaluarën e tij, të shekujve të shkuar e të të sotmes, të gjyshërve e stërgjyshërve, të të gjithë brezave.

Malindi në 450 faqe libër del e shpaloset si të kesh të bësh me një fshat të stërmadh, të populluar e banuar me fise të mëdhenj, të drejtuar e komanduar nga personazhe që të sjellin ndërmend kapedanët e moçëm. Autorët janë rrekur për t’i thënë të gjitha, të gërmojnë e të vrojtojnë për të gjetur xhevahire, të cilat u kanë rezistuar shekujve, të gjejnë “pasurira”, që vetëm me pak “heqje të pluhurit”, kanë marr shkëlqim të florinjtë. Në libër gjen të hedhura me kujdes prindëror doke e zakone të Malindit e të të gjithë asaj treve, këngë dasmash e trimërie nga më të bukurat, ngjarje e copëza historish që të mahnitin. Të gjitha këto janë grumbulluar e sistemuar si të jetë dora e një zonjë shtëpie  merakleshë, si t’i kenë vendosur specialistë seriozë e të përgjegjshëm pas një inventari të bërë me shumë mundim.

Kur hap faqe pas faqeje “Malindin në breza” lexuesit i vjen krejt padashur një përfytyrim  çuditërisht i pazakontë, turbullues, sikur  të gjithë malindasit janë mbledhur për një çast në fshatin e tyre të bekuar, në Malind. Këtë gjë ta sjell përshkrimi një më një i familjeve sipas fiseve, fotografitë e secilit e të grupuara sipas familjeve, të vendosur mjeshtërisht, por edhe me finesën e merakun që e kërkon një libër i rëndë si ky. Gjërat janë sjellë e renditur ashtu si do të donte secili nga banorët e fshatit, të atyre që jetojnë aty e të ikurve, për një ftesë dasme, për një ftesë dasme që nuk do të përsëritet kurrë. Kam krijuar përshtypjen se aty, në ato faqe libri, çdokush është në vendin e vet, në “qoshenë” që meriton, por që të gjithë e shikojnë veten të nderuar e të respektuar. Pa dashur të bëj vlerësime apo të veçoj këtë apo atë fis malindas, kam krijuar përshtypjen se në vendin që ata zënë në këtë libër serioz, secili të dhuron melodinë e muzikës së vet, secili të ngroh me zjarrin e vatrës së tij.

Në “Malindi në breza” një lexues i paanshëm befasohet, por befasohet vërtet ama, kur merr informacionin se ky fshat me 25-30 shtëpi ka nxjerrë kapedanë lufte, specialistë e drejtues të rangjeve të larta në shkallë vendi, sportistë e këngëtarë të talentuar. Është, ndoshta, fashat i rrallë që i ka “të gjitha”. Aty gjen mësuesin që të mësojë fëmijët, mjekun që të ndjekë shëndetin e njerëzve, ushtarakun që mund të japë komandën për luftë, këngëtarin e sportistin për të të argëtuar, dervishin bektashi për të të dhënë uratën, gjithçka. Është vendi, gjithashtu, që të mund të sjellim në këto radhë emrin e poetit tonë të famshëm, Akademikut Xhevahir Spahiu, i cili për “Malindin në breza” është dhe mbetet “zjarr” për të na ngrohur të gjithë. Poeti i madh lindi në Malind ndaj edhe përgjërohet për Malindin, “të bukurin vend” ku prehen eshtrat e të parëve.

Kam lexuar se ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të të shijojë leximi dhe tjetri: mund të mburresh me të. Mendoj se “Malindi në breza” është libër që i ka të dyja këto arsye, pra e ka këtë  privilegj që të jetë i tillë. Leximi dhe soditja me shumë kujdes i çdo kapitulli, i çdo ndarje e nënndarje me objekt  të veçantë e të shtjelluar mjeshtërisht, të sjell magjinë e të qenit pak malindas, ndjesinë se je pjesë e një komuniteti me të kaluar fitimtarësh dhe me të sotme për ta patur zili. Arsyeja e dytë, pra ajo e mburrjes, është pjesë e atij komuniteti i cili ka shumë argumente për të qenë të tillë, krenarë e me kokën lart, në të gjithë brezat.

Libri “Malindi në breza” është një shembull që të ngroh, që të mëson sesi mund të emancipohesh e kulturohesh. Sepse duhet të na interesojë jo vetëm e ardhmja e nipit, por edhe e shkuara, ajo e gjyshit dhe e brezave “të futur nën dhé”, duke e ringritur ndërtesën ashtu si ka qenë, që nga themelet.

Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti. Kjo thënie e Toni Morrison më duket si një porosi, si një thirrje që u realizua me shumë dashuri nga vëllezërit Spahiu: Bektashi e Behari, të cilët, si të kishim marrë urdhër nga Toni Morrison, sollën në dritë “Malindi në breza”, si një godinë të bukur e komode, me arkitekturën më të veçantë të kohës.

Share This Article
2 Comments
  • NJE DITELINDIE- DY GWZIME MARRW !

    Njw ditwlindie”dy gwzime”marrw,
    Mes Torontos ndiej sot;
    Nipi “NJWZET E PESW vjetor
    Vwllezwrit SAPHIU- Malindit,i kwndojnw.
    Malindi, atje mes Skraparit, karshi Tomorin
    Me modesti “madem” skraparllice sjellur
    Shwmbwlltyrwn qw duhet ndjekur brezat:
    SPAHIJTW:
    Xhevahirin “KRYEPOET”,na bwjnw krenar sot.

    …80 vjecar gjysh,sot dy gwzime marrw
    Mes Torontos nipi im bwrw;”BETHOVEN”
    25 vjetorin feston,”doktoraturwn nisw
    Realisuar kwshtu; wndwrrwn e breznisw.
    25 vjet lindur e rritur nw emigracion
    Mes Athinws,pentagramin njohur,
    Mes ambasadws festw,ai demostron
    Artist 9 vjecar,vitin 2000- festonin.
    Gjushi e uroj:
    “Pasuri ke pentagramin,
    Me tw rritu nipcia im,
    Rrofsha edhe katwr vjet
    Ta shoh plotwsuar “amanetin”.
    ..
    Sot amanetin deri tejkaluar
    “Doktoraturwn” nipi filluar,
    katwr vjet,atje nw MONTREAL
    Rrofsha,parw atw wndwr realizuar.

    …sa; Xhevahirit urimin tim ia kujtoj:

    MAJW TOMORRIT:
    “Vetullngrysur, krelalwshuar,
    Ti gjithmonw i menduar ,
    Vallw cfarw tw ka munduar?!
    Kwnga yte, bilbil Skrapari
    Deri mbarw shqipwrisw!
    Si prej “magje”frashwllie;
    Me podiumin majw Tomorri!
    KUSH SI TY,Kwngws ia mori ?!

    Toronto 11-07-2016 Gjysh Dh. Xhoga (Guri Naimit D.)

  • T r i n i t r i n w – gjyshit..

    (Vjen nw flutur dhe mw clodh..
    Pas njw nate sa qetwsuese..
    dhe shqetwsuese..,
    vargwzoj.)

    Natw shkurti cikwrrimw,
    Orw gjyshi tw pa gjumw,
    Mwrgimi atw e lodhi
    Vjen njw flutur dhe e clodh.
    Tw lodhur i kishte sytw
    Duke parrw fotografitw,
    Regwtimw gjumi pwrjeton
    Njw wndwrr shwrruese shikon.
    Njw flutur flatra artw
    Rrugwton nw atw mesnatw,
    nw dorw gjyshit i qwndron
    Nis mw tw e kuvwndon.
    “O babagjysh i vwrtetw
    me zor i kalova tetw,
    Nga Torontua nw Tiranw,
    Vij e tw qetwsoj xhanw.
    Atje lashw dimwr tw vwrtetw,
    Kwtu ndihem nw pranverw,
    Minus temperaturw lashw
    Do ngrohem tek gjyshi thashw.
    Kalova pa fund stere, oqeane,
    Tw gjeje “fole”gjyshi Ilirjane,
    Tiranwn vwndlindien time,
    E gjej me shumw ndryshime.
    Mw sollwn gjysh, lwngimet e tua,
    tregimet qw mw ndwrgjegjwsuan,
    Ndwrgjedhwsim; bindwshwm shqiptare,
    Mes Torontos, shprehem krenare.
    Tw erdha nw kwtw acardimri
    Me vete kam tingujt e twt NIPI,
    Nipi, si e di, po bwhet artist(1)
    Nisi tw bwhet mjeshtwr pianist.
    Synon pwr “Paganin” tw vwrtetw
    Pwr Ty, tw parwn operetw
    Tiranws, nw fwmijninw e brishtw
    Rritur emigrant, nis t’i kwndojw.
    … Gjysh ti merak mos ki
    Jetojmw me NWNWN Shqipwri.
    Atdheun trashwgimi na latw,
    S’e harrojmw as ditw as natw.
    tw vij sote nw kwtw natw acar,
    Mesazh jete nga atdheu marr,
    Na duhen ato, i miri gjysh-o
    Me to jetojmw nw nw Toronto”
    …Pika loti gjyshit faqes rrjedhur
    telefonata juaj, ato mbledhur.
    mw gwzojnw, tuajat aritie,
    Rri teni me mwndien nw atdhe.
    Uratw, shwndet
    Atdhetarizwm paci !
    Mos e harroni;
    WSHTW A M A N E T gjyshi !

    Shkruar Tiranw dhjetor 2012 Sot 11 Korrik, 25 vjec NIPI,nw festw:rizgjedhur e recituar, mes Torontos,me nw krah, nip e mbessw. Nipi nis “DOKTORATURW” si Pianist,mbesa,mer dipllomwn e mwsuesisw, nw profilin rritur “GJIMNASTE KLASI”.:
    Mw thoni, tw nderuar lexues tw kwsaj faqe tw gazetws DITA, qw duherw ma shton gwzimin.Faleminderit.

    Toronto 11-07-2016 80 Vjecari gjysh
    Dhimitwr M Xhoga (Guri Naimit D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *