Maliq/ Arrestohen në flagrancë 3 autorët e dyshuar për vrasje

Leda Hysa

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë tre autorët e dyshuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Eduart Xhemollari, 48 vjeçarin Jani Xhemollari, 27 vjeçari Marenglen Bollguri, (kushërinj mes tyre) të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Të tre personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin  për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me sende të forta 27 vjeçarin me iniciale  E.B, banues në Pogorie, i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *