Maliq, burri i jep fund jetës, gjendet i varur në kasolle

Leda Hysa

 

Një person është gjetur i varur në një kasolle pranë banesës ku jetonte me familjen.

Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të diel, në zonën e Maliqit, në fshatin Qesarakë, në ahurin e banesës së tij, është gjetur i vetëvarur 40-vjeçari E.L.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës, për shkaqe që mbeten për t’u sqaruar.

Gjithsesi për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për vlerësim.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *