Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një foshnjë vetëm 4 muajsh ka pësuar djegie në kokë pasi ka rënë në kontakt me sobën e zjarrit.
Incidenti është regjistruar dje në fshatin Kreshpan.
Burime zyrtare nga policia raportuan se djali i mituri me inicialet K.Z, pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe më pas është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.
