Zv.presidenti amerikan, Joseph Biden gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ia bërë të ditur mbështetjen e Uashingtonit për anëtarësimin në NATO.
Vendimi i 28 vendeve anëtare të aleancës ushtarake për Malin e Zi pritet të merret në dhjetor të këtij viti.
“SHBA është e përgatitur për të mbështetur dhënien e ftesës për Malin e Zil në takimin e dhjetorit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.
Mali i Zi ka një popullsi prej 620 mijë banorësh dhe mendimi në NATO-n mbetet i dyzuar.
Shumë prej komunitetit serb janë të zemëruar ende me NATO-n për shkak të bombardimeve mbi Serbinë në vitet 1990 në Luftën e Kosovës.
Një sondazh i fundit tregon se 36.3% janë pro anëtarësimit, kurse 37.3% janë kundër. Ndërsa 26.1% nuk janë të sigurt.

Pse behet sikur cdo gje behet ne emer te popullit?
Per bagetite nuk pyet njeri.Ato jane mish per konsum.
Per qejf jane ata qe vulosin dhe firmosin!