Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mallakastër, ku një 30-vjeçare ka goditur me thikë të atin dhe vëllain 27 vjeç.
Uniformat blu informojnë se mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë, shtetasja E. H., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, për motive të dobëta ka goditur me thikë, babain e saj dhe vëllain.
Mësohet se dy të plagosurit ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër.
Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
h.b/dita

Duhen 3-fishuar vrasjet dhe vetëvrasjet që të plotësohen kushtet franc holland për integrim