Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Mallakastër, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person. Bëhet fjalë për Sami Islami, i cili ishte duke punuar mbi çatinë e një banese, nga e cila dhe ka rënë, duke humbur më pas jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, në fshatin Kremenar të këtij rrethi. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka qenë aksidentale, ku për pasojë humbi jetën 57-vjeçari. Një grup hetimor është dërguar në vendngjarje dhe ka pyetur dëshmitarët dhe familjarët për rrethanat.
