Mallakastër, denoncohet se përdhunoi një 13-vjeçare, prangoset

redaktor

Denoncimi i prindërve të një vajze të mitur për përdhunim çon në pranga 27-vjeçarin. Policia e Mallakastrës njoftoi dje se ka arrestuar të dyshuarin Bledar Lushkaj, banues në Sarandë. Arrestimi u krye pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me vajzën me inicialet A.K., 13 vjeçe, banuese në Mallakastër. Ka qenë vetë e mitura që u ka rrëfyer prindërve dhe më pas u depozitua kallëzim. I dyshuari mohoi akuzat, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të provuar këtë akuzë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *