Shtatë parcela të tjera me drogë u gjet si rezultat i kontrolleve në terren nga policia vendore. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në komunën Kutë, në disa pjesë pylli pronë e kësaj komune, në shtatë parcela u konstatuan të mbjella gjithsej 435 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa, të cilat u shkulën dhe asgjësuan. Në dy parcela në periferi të fshatit, në 400 metra katrorë ishin mbjellë 200 bimë hashashi, në 2 të tjera, brenda në pyll u zbuluan në buzë të lumit Vjosa 80 bimë narkotike dhe në tre parcela të tjera u gjetën 155 rrënjë hashashi.
