Përplasja e një automjeti me një karrocë ka lënë të plagosur katër persona në Mallakastër.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në rrugën Mallakastër –Levan në vendin e quajtur ‘Kafaraj”.
Sipas policisë, të plagosur janë shoferi i makinës, M.Zeqo, pasagjerja Fatime Kapaj dhe Ermira Llaka, 30 vjeçe si dhe drejtuesi i karrocës, Shefki Troka.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal, ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton mbi ngjarjen.
