Mallakastër, mbyllën 23 shkolla që do bëheshin QV, në kërkim nënkryetari i bashkisë

Bora Basholli

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit, si edhe shpallet në kërkim nënkryetari i Bashkisë Mallakastër

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetas:

– D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër);

– E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);

– N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle);

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.S, 38 vjeç, banues në Ballsh, (Nënkryetar i Bashkisë Mallakastër).

Ata akuzohen për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ha ha ha
    Mallskastros zderr-zderr-zderr
    Kercinjkuqte e Mehmet Shehlerit
    Vrasin para Enverit
    Jane patriot te medhenj kecat dhe cjeprit e Çurrushes ha ha ha
    Jo po Mallakastra eshte vendi zengjineve, kryeqendre badakshinjeve qe skane breke ne b….th dhe nuke te hane po i genie me fjale te mira sull’uso Baki ha ha ha i neri te patur me morra ha ha ha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *