Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mallakastër, rrëshqitjet e dherave “fshijnë” një lagje të tërë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Mallakastër, rrëshqitjet e dherave “fshijnë” një lagje të tërë
AktualitetKomunitet

Mallakastër, rrëshqitjet e dherave “fshijnë” një lagje të tërë

anazapta
Published February 26, 2013
Share
SHARE

Rrëshqitjet masive të dheut kanë shkaktuar shembjen e 11 shtëpive në fshatin Ngracie, në komunën Qendër të Mallakastrës. Dhjetëra banorë të këtij fshati janë detyruar të dalin të alarmuar nga shtëpitë gjatë natës së mbrëmshme. Ndërkohë, situata nuk është më e mirë as në banesat e tjera, të cilat janë plasaritur dhe rrezikojnë shembjen. Gjendjes emergjente i është shtuar edhe shembja e rrugës që lidh fshatin me komunën, duke lënë të izoluar 400 banorë. Ndërsa banorët janë strehuar nëpër të afërmit e tyre, ata tregojnë makthin e natës së kaluar, kur toka u rrëshqiti nën këmbë.

“U ngritëm të alarmuar, kur na tha kunati dilni nga shtëpitë të shpëtojmë si njerëz, se ikëm. Shtëpitë janë shkatërruar komplet, nuk janë më të banueshme”, tha një banore.

“Na u këput kolona e shtëpisë, dolëm të gjithë jashtë që të mos na zinte brenda. Ne duam ndihmë të nxjerrim plaçkat”, tha një tjetër banor për NEWS 24.

Ndërkohë, mësohet se për të inspektuar situatën e krijuar, në Ngracie kanë mbërritur dy ministrat  Sokol Olldashi dhe Flamur Noka. Ata kanë kërkuar largimin e banorëve, në mënyrë që të mos rrezikohen jetë njerëzish.

 

 

anazapta February 26, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?