Komisariati i Policisë filloi procedimin penal për veprën “kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punon për identifikimin e autorëve të mbjelljes së hashashit në vendin e quajtur “Gryka e Derrit”, midis fshatit Drizar dhe Kutë. Aty u gjetën gjatë kontrollit të efektivëve, në mes të pyllit, në katër ngastra, 400 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, me gjatësi nga 70cm deri në 2 metra të larta, të cilat u shkulën dhe asgjësuan. Toka rezultonte pa pronar dhe në kadastër shtetërore, ndaj edhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
