Një tjetër zonë ku ishte mbjellë hashash është zbuluar nga policia vendore e Mallakastrës. Burime zyrtare thanë se gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e fshatit Kutë, në vendin e quajtur “Korija e Izetit”, fshehur në pyll, u gjetën 114 rrënjë kanabis sativa. Parcela ku ndodhej e mbjellë bima narkotike është pronë publike e komunës Kutë. Për momentin nuk ka persona të ndaluar dhe po hetohet për autorët. Grupi hetimor kreu veprimet e para, këqyrjen e vendit të ngjarjes, fotografimin dhe djegien e bimëve narkotike
