MALLËNGJYESE / Shqipëria ndihmon Italinë mike me 30 kryeministra, zv.kryeministra

redaktor

TIRANË – 30 kryeministra dhe zv.kryeministra të dërguar nga shteti shqiptar do të mbërrijnë në Romë pasditen e sotme, për t’u shpërndarë pastaj në pikat që kanë më shumë nevojë, si Bergamo, Breshia, Milano etj.

Vendimin e bëri të ditur kryemjeku i Shqipërisë Edi Rama, i cili deklaroi se në këto ditë të vështira, vendi ynë u gjendet pranë vëllezërve italianë ashtu siç ata na janë gjendur në të kaluarën.

Në një prononcim për gazetën e mirënjohur italiane “Kasneci i akshamit”, KM shqiptar deklaroi se nuk e shihte dot Italinë në këtë gjendje, ndaj vendosi të ndihmojë, aq më tepër që bëhet fjalë për një profesion në të cilin Shqipëria ka nxjerrë ekspertë të shkëlqyer dhe me shumicë.

“Kemi mjaftueshëm kryeministra dhe zv.kryeministra, shumë prej të cilëve janë të paangazhuar momentalisht. Ata u ofruan vullnetarisht për të dhënë kontributin e tyre në Itali dhe do të paguhen nga fondi rezervë i PPP-ve të shtetit shqiptar. Kemi vendosur që paga për kryeministrat të jetë 30 PPP në muaj, ndërsa për zëvendësit 25,” njoftoi Edi KM.

Sipas detajeve të ofruara nga e mirënjohura Kasneci i Akshamit, grupi shqiptar i emergjencës do të vijë i pajisur me mjetet e veta, konkretisht me kompjuterë kinezë, stilolapsa, blloqe dhe çanta pune turke dhe kostume të qepura me porosi në rrobaqepsinë e njohur të Beogradit, “Vllazën Vuçiq & Co”.

“Megjithëse kam zanat tjetër, qejfi ma kishte të shkoja dhe unë,” tha Edi KM, “por vendi im është këtu. Kam frikë se Pandi Majko dhe Taulant Balla nuk e kanë guximin e duhur për t’u bërtitur paradite plakave që dalin në rrugë për të bërë pazar”.

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-korona

Share This Article
25 Comments
  • Mjeket qe shkojne bejne mire. Tallavaja e Ripjelljes me simbolet KM, Manastirli, Balloke, Cakaj te ben per te vjelle. Imagjino qeverine kineze teksa percjell disa mjeke per ne Itali. Cfare njerezish te vegjel na qeverisin mor njerez. Ku jemi katandisur me nje cete femijesh te llastuar qe nuk kane 2 pare tru ne koke.
    Adoleshente kokeboshe. Perpiqen te marrin lavde ne fatkeqesi. Shikoni fotot qe kane shperndare duket sikur po cojne krushqit ne dasme jo sikur po cojne mjeke ne nje vend ku ka rene morti.

    Edhe njehere bravo atyre mjekve qe e kane ndjere te shkojne te japin nje dore per popullin mik Italian. E perbuz cdo njeri ne ekstrem per teatrin qe luan ne kete situate. Te bejne vertete per te vjelle. Sma merrte mendja kurre qe do arrinin deri ne kete pike dhe te pozojne si topmodel. Qelbesira.

  • Gjella me kripe, kripa me karar. Kur e tepron nuk hahet. Cinizem i peshtire, kini respekt te pakten per 10 mije te vdekur ketej. Nuk eshte koha per humor

    • Eshte rubrike humor, merre me sportivitet. Pashe videon e Rames kur fliste italisht per kete ndihme me 30 mjeke. Shikonte majtas e djathtas e poshte, PA pare asnjehere drejt. Me ben pershtypje qe ne shume raste nuk e sheh kameren. Megjithate, sa per dijeni, dje lexova ne nje vend qe thirrjes se shtetit Italian per nevoja me mjeke dhe infermiere iu pergjigjen 8000 aplikues italiane. Pra, nuk shtrohet ceshtja urgjente se s’gjejne dot mjeke dhe infermiere. Te kuptohemi, Edi beri mire, por nqs pas 3 ditesh ne do jemi ne nevoje, a kemi rezerva? Dhe sa per ndihmen e madhe te Italise qe s’duhet te harrojme, per kujtese, atyre u dhame gratis 800 mije emigrante, qe llogarit ne vit shteti u merr atyre 1/3 taksa per punet qe shume italiane nuk shkojne ti bejne. Me rende shkon Amerika, qe me llotari ka marre rreth 300 mije emigrante te diplomuar(se I do edhe te arsimuar mire e bukur) dhe pothuaj te gjithe punojne rende duke kontribuar ne taksa. Dmth, po tà shikosh me kete sy, ku profesore universiteti shkojne ne Amerike te bejne kamarierin, bukur fort I qenkemi borxhlinj amerikaneve. Dhe po te llogaritesh taksat, buxhetin vjetor te familjes qe shpenzohet atje per nevojat familjare, nuk e gjej dot se kush duhet te falenderoje ke?

      • Profesoret e universitetit me merite, edhe ne Amerike bejne profesorin edhe jo kamarierin. Plot prej tyre kane folur ne lidhje direkte keto dite ne tv tona

      • Te lavderon emri yt more idiot.Nuk ka rendesi se nga cfar vendi je .SHBA i ka te gjithe njelloj dhe po punove te nderon. Puna eshte nder ne Amerike.Por ju shqiptaret e tanishem jeni njerez fodulle dhe vazhdimisht flisni keq per shqiptaret qe punojne ne Amerike.Kam qene pedagog por ketu jam punonjes i thjesht por ama shume i respektyar persa i perket punes dhe sidomos moshes. Jam 80 vjec dhe vazhdoje te punoje i nderur dhe i paguar per punen qe bej dhe aq me teper nga opinioni i atyre qe na dejtojne qe duke nderur punen tone flasin mire dhe Shqiperine tone te dashur. Prandaj kujdes kur flisni jo mire per ne qe nderojme me shume Shqiperine se sa ju.

  • Kryeministri na tha se kjo jave do jete kulmi i koronavirusit.Izolohuni, na thote dy here ne dite. Dje pati lluksin ti dergonte italise 30 mjek e infermier te shqiperise. Kur nuk ke ne shtepi eshte haram ta dergosh ne xhami. Gjithashtu se pati per gje ta propogandonte ne tv si nje arritje e madhe te soladiritetit te tij, Edi nuk respekton urdherin qe na ka dhene neve per izolim. Beni si them une e moa beni si bej une.

  • Jam dakort me Giten per shume gjera,por nuk besoj se nuk eshte faji Rames pse ka nje opozite ku therret qameti, sa per mjeket qe shkuan ne Itali ishte me e pakta qe mund te bente shteti Shqiptar,kemi dhe ne shume bashkeatdhetare e pleq qe marrin pensione atje.

  • Fjala juaj shkoftë në vesh të perëndisë !

    -Me që ra fjala për perëndinë mos harroni të lidheni çdo ditë me zotin të merni vesh për mrekullitë për kontributin tuaj ndaj të sëmurve me koronavirus. luteni për të sëmurët po të doni edhe në Vatikan.Ndodhemi të gjithë bota në të njetën barkë .Duhet të bëjmë sakrifica për shpëtim të botës nga virusi .

  • Rama thote se nuk jam mjek,ndryshe dote shkoja edhe une ne Itali.I them Rames se edhe per ty ka nevoje Italia,te japesh kontrbutin tend si sanitare ,se edhe per kete sherbim kane shume nevoj,prandaj shko se nuk te kethejne.

  • per ju qe ju ngeli hatri, rama llogarit perfifitimin vetjak me pare se KM ka qef shahun kur leviz

    30shen tjeter me mjek do ja nisi Macronit, ka ruajtur forca dhe per Merkel e Trump

  • Mirëmëngjes!
    Kam një pyetje për ditët në vazhdim
    Si do veprojne fëmijet që në përgjithësi s jetojne me prinderit, për t u bërë atyre pazaret dhe për t ua dërguar në banesat ku jetojnë?.
    A mundet për 1 orë, të bëhet pazar e t’u dërgohet aty ku jetojne?
    Në kohën kur s ka makina, shërbim transport publik, etj,etj, si do realizohet?
    A janē këto vendime që merren nga ekspertë pas një analize serioze, apo janë vegime që i dalin ne endërr një të sëmuri???

  • Pas shum smg e tel, nga miqt e mi real e virtual, Po ju përgjigjem publikusht.
    Në mbështetje të 174 paragrafi 1 të Kushtetutës.
    Këshilli i Ministrave shpalli në bazë të neni 175 paragrafi 2 të Kushtetutës Gjëndjen e fatkesis natyrore duke kufizuar të drejtat dhe liritë të parashikuara nga nenet 37,38,41 paragrafi 4, 49,51
    Në nenin 174 paragrafi 1, Këshilli i Ministrave e ka këtë të drejtë jo më shumë se 30 ditë.
    Rama “guxon “ në shkelie të Kushtetutës të kapërcej kopetencat e K.Ministrave dhe me një urdhër. Kërkon që nga kufizim të të drejtave të kalojë në bllokim të plot të lëvizjes së shtetasve
    Asnjë Ligj, VKM, apo Urdhër nuk mundet të prevalojë mbi Kushtetutën.
    Leje që bëhet ( sipas Edvinit) vetëm nga kryefamiljari, është dhunim i shtetasve nga një idivid i vetëm që quhet Edvin Rama.
    1.Brënda orarit të caktuar. -Gjithkush ka të drejtë të lëvizi. -Askush nuk ka të drejtë ta ndalojë.
    -Leja apo Autorizimi merret vetëm për të qarkulluar në oraret që është e ndaluar për qarkullim.
    -Çdo urdhër deturues për Leje nga shtetasve, është shkelje e të drejtave dhe dhunim.
    Nëse zbatojet Ku Urdhër. Atëherë kemi një formë të re të diktaturës.

    Por le ta sqarojm pak dhe pjesën e ndalimit.
    Kushtetuta duhet të parashikonte. Gjëndjen e jashtzakinshe epidemilogjike . Por një nen i tillë në Kushtetutë mungon.
    E vetmja gjë që Qeveria duhej dhe ka të drejtë të bëjë është
    1.Evidentimi i personave me covid-19, sipas rastit
    a.Shtrohen në spital ( kur janë rëndë)
    b.Mbahen në mbikqyrje në qëndra të posaçme. (Kur gjëndja nuk është për spital)
    C.Detyrohen të qëndrojnë në shtëpi brënda për 14 ditë ( nëse e shkelin këtë rregill, gjobiten).
    Kujdes spiunët

  • Ne jemi e vetmja shoqeri qe e ka katandisur individin si m…i rras ne shtepi. I kemi bere individit ate qe Erving Goffman e quan “vdekja civile”, kur flet per internatet (njerezit ne azil, burgjet, spitalet psikiatrike, ne kete rast dhe te karantinuarit).
    Shoqeria po leviz me vendim qeverie.
    Asnje veprim administrativ per te shtuar numrin e te testuarve, per te ndare te infektuarit nga te shendetshmit, te gjithe trajtohen jo sikur jane te infektuar nga virusi, po sikur jane vete virusi.
    Tere vendet e zhvilluara kane vene ne pune segmente te tera te popullsise, biznese qe jane domosdoshmeri, qe lidhin zinxhirit e prodhimit, qe nuk e lene shoqerine te bjere perdhe.
    A di te me thote se pse nje biznes me pak punetore, qe ka te gjitha mundesite hapesinore dhe logjistike te punoje pa asnje rrezik per punetoret dhe per klientet, te mbyllet, te denohet me vdekje?!
    Si mundet te mbyllet nje biznes pa asnje mase rekuperuese administrative, pa nje norme qe e mbron? Di te me thote njeri si mundet?!
    Si eshte e mundur qe nuk eshte nje baze vullnetaresh per te ndihmuar per nevoja logjistike dhe per njerezit ne nevoje?
    Ne Britanine e Madhe ne nje dite u ofruan 120 mije vullnetare per te ndihmuar.
    Si eshte e mundur qe kontrolli ne territor kryhet vetem me fytyra te vrerosura policash dhe nuk eshte askush nga mbrotja civile per te asistuar?
    Si eshte e mundur qe nuk gjen nje rob te gjalle ne rruge, neper komunitet, neper biznese, qe te sondoje se çfare ndodh ne terren, çfare nevojash kane qytetaret?!
    Ku jane qendrat kombetare qe mbledhin databazat dhe asistojne ne distance te gjithe subjektet sipas nevojave?
    Shtetit tone as sa nje call-center nuk i vlen lekura.
    E kemi budallepsur individin, po e profanizojme thote Goffman, me keq akoma po i zgjojme stigmen e fajit, sikur eshte virusi vete, jo sikur eshte i infektuar.
    Ç’te bejme, te veme ne pune mendjen, apo te mbyllim qepenin se jemi smut!
    Nejse mos harroni te shkarkoni aplikacionin.

  • cfare mut shkrimi eshte ky dhe cfare komentesh prej bastardesh te ndyre .Rama eshte GJIGAND dhe ju jeni thjeshte liliput met-lsista te mbaruar .jepe

  • Keta jan shqiptare pa ideal shqiptari. Keta kerkojn qe shqiperia te mos i degjohet zeri askunde per mire vetem per keq.
    Ne se behet mire ne shqiperi keta vdesin nga merazi. Prandaj jane te prirur te shprehen ne ket menyre duke menduar se do tu “degjohet” zeri i tyre por ne fakte me keta, gajasin te gjith ata qe i lexojne.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *