Nga Prof. Xhelal Gjeçovi, SHBA
Para ca kohe, në një prag 5 maji, si sot, gazetari Xhevdet Shehu, që njeh mirë e çmon lart aktivitetin e Dritëro Agollit dhe përgjithësisht të figurave të mëdha kombëtare, nxori nga arkivi i tij, poezinë “Malli për heronjtë”. Ajo më nxiti të ndërtoj një shkrim që u botua po atë vit në “Dita”. Klikimi e pëlqimi qe i jashtëzakonshëm. Në to çmohej sidomos sjellja në vëmendje të opinionit e poezisë së poetit kombëtar. Kësaj radhë shkrimi ka sigurisht tjetër trajektore, që përcaktohet nga situata e veçantë brenda e jashtë dhe nga tingëllimi që merr këte vit, në kuadër të saj, ky 5 maji i sivjetshëm. Por, vlera e poezisë është e njëjtë, prandaj vendosa ta risjell me bindjen se plotësoj dhe dëshirën e autorëve të klikimeve të shumta, ndër ta dhe disa figurave të njohura intelektuale e publike, që çmonin vlerën dhe tingëllimin e fortë aktual të poezisë.
Ajo duhet lexuar si tërheqje vëmendjeje për mungesën e interesimit në ambiente të caktuara, siç janë politika, shkolla, institucionet studimore, mediat, etj, për dëshmorët, ata që dhanë jetën e tyre për Shqipërinë, në të gjitha e periudhat e historisë, që e kanë reduktuar interesimin në një ditë, kur dhe në të shfaqen jo pak simptoma që kanë shqetësuar me të drejtë opinionin e gjerë dhe jo pak pena të shquara të jetës publike, ndër ta dhe Dritëroin. Distanca nga ngjarjet që kanë lënë gjurmë në jetën e një vendi, që kane prodhuar dhe akte heroizmi e flijimi për vendin, nuk është shkaku i indiferencës, pasi është më i rëndësishëm mesazhi që ata sjellin dhe për ditët tona. Institucionet e shtetit i kanë kushtuar vëmendje të shtuar të persekutuarve dhe kane bërë mirë, pasi duheshin rikuperuar sa më shpejt që të ishte e mundur vuajtjet e kësaj shtrese. Por, ajo duket se ka lënë disi në hije një shtresë tjetër, ate të dëshmorëve e veteranëve, që u angazhuan e kontribuuan në një luftë për jetë a vdekje me nazifashizmin, këtë murtajë që rrezikonte ekzistencën e njerëzimit. Dhe kjo është sigurisht një problem që duhet të terheqë vëmendjen e institucioneve përkatëse. Ata duhet të çlirohen nga ndikimet e presionet e forcave që në vitet e luftës u rreshtuan jo me popullin, për të çliruar e shpëtuar vendin, por me nazifashistët, që kishin shkelur pavarësinë e që sigurisht nuk mund të kenë konceptimin e duhur për vlerat e angazhimit e të sakrificës së tyre.
Pikërisht ky realitet ka prodhuar jo pak shqetësime e shprehje e tyre është dhe poezia hymn “Malli për heronjtë”. Ajo është shkruar me mall e dashuri, për heronjtë e dëshmorët, por dhe me dhembje e trishtim për mungesën e interesimit për ta, siç duhet të ishte dhe siç e meritojnë, jo te popullit, jo të qytetarëve që është e do të jetë gjithnjë në kuota te larta, por politikanëve e biznesmenëve, e njerëzve të pasur, që në shpirt kanë mbetur të varfër, nga prirja dhe ambicia për të shtuar pasuritë, që u kanë errësuar pamjen e i kanë bërë të pandjeshëm ndaj realiteteve, ndaj qytetarëve dhe e halleve të tyre. Poezia pasqyron një anë të realitetit, që flet shume dhe për anët e tjera, ashtu siç është, pa e ngjyrosur, me pamjet e kontradiktat e veta. Në vargjet e saj ndjehet pulsi i kohës, trishtimi i që ndjen poeti tek shikon qëndrimin e kësaj kategorie njerëzish të vegjël, të verbër, që shfaqen në ditën e 5 majit, për të bërë adetin, me vetura, veshje pompoze e bodigardë nga mbrapa, sikur duan t’u bëjnë karshillëk qytetarëve të thjeshtë që edhe pse në varfërinë e tyre nuk mungojnë në çdo 5 maj të bëjnë nderimin për të rënët. Dhe, në këtë rast, këta janë më të sinqertë në ritin që bëjnë. Dhe duhet mbajtur parasysh se trishtimi në këtë rast është i një pionieri të Lëvizjes Nacionalçlirimtare që, pa mbushur ende të pesëmbëdhjetat, së bashku me dëshmorët e veteranët e sotëm, u rreshtuan në radhët e Lëvizjes që kish dalë në arenën e historisë shqiptare për të bërë atë që s’e bënë dot as ish mbreti që ia mbathi i pari, me suitën e vet. Por as demagoget e vetëquajtur baballarë të kombit, që u ishte mbushur mendja se përfaqësonin ajkën e nacionalizmës, por me provën e parë, përballë agresionit fashist e treguan veten dhe opinioni që ndiqte me vëmendje qëndrimin e tyre, i pa tek strukeshin e fshiheshin që të mos rrezikonin jetën dhe pasuritë, duke iu shmangur ballafaqimit me situatën.
Vendin e tyre, për të mos e lënë bosh e zunë ata që i nderojmë sot, dëshmorët e atdheut, në radhët e para të të cilëve ishte dhe Driteroi, një djalë i ri që, sic u tha s’i kish mbushur ende te pesëmbëdhjetat, si debatikas e korrier fillimisht, e më pas në rreshtat partizane. Me edukatën dhe formimin në ambientin ku lindi e u rrit e më pas në jetën aktive revolucionare, shpjegohet qëndrimi konsekuent dhe jeta e tij e pasur dhe e pastër dhe pas lufte, dashuria për njerëzit e për vendlindjen, për Devollin dhe njerëzit e tij të mirë, respekti dhe interesimi i jashtëzakonshëm, që s’rreshti kurrë për dëshmorët e familjet e tyre. Shkonte Dritëroi, çdo pesë maj, së bashku me veteranët e nderuar, moshatarë e bashkëluftëtarë, tek varrezat e dëshmorëve, mezi priste të takohej e të çmallej me ta, të bisedonte e të qante hallet, donte t’u thoshte se nuk i kemi harruar për asnjë çast, se me ta krenohemi e ripërtërihemi, pasi në damarët tanë ende rrjedh gjaku i juaj, për të na kujtuar amanetin e tyre, që ta ruajmë si sytë e ballit Shqipërinë e lirë, që na latë ju. Por ndjenjat shpupurisheshin tek shihte ne krahun tjetër, aty pranë, hipokrizinë dhe dyfytyrësinë e jo pak politikanëve që bëjnë sikur i nderojnë e i përkujtojnë duke shkuar tek varrezat në çdo pesë maj, por nga ana tjetër nderojnë e rehabilitojnë vrasësit e tyre, kolaboracionistët, për t’u dukur modernë, të kohës, të pranuar e të begenisur nga qarqe të caktuara jashtë, pa menduar për lëndimin që u sillnin brenda, të rënëve dhe familjeve të tyre, që u ikën djemtë dhe vajzat, pa mbushur ende të njëzetat në moshën më të bukur të jetës së tyre. Në këtë atmosfere epike, si në legjendat e kohërave, përqafonin nenat shamizeza Dritëroin e nuk e lëshonin dot se u dukej se po çmalleshin me djemtë e vajzat e tyre. Momente rrëqethëse, dramatike e drithëruese, por gjithsesi luftarake e optimiste. Pikërisht këtu qëndronte mrekullia shqiptare, që disa e kanë të vështirë ta kuptojnë e ta pranojnë. Kjo e lumturonte poetin, por skenat me hipokrizi, ia prishnin e ia rëndonin emocionalisht atmosferen. Dhe atëherë shpërthente me gjithë dufin e shpirtit të tij rebel:
S’ka heronj, heronjtë i përzumë,
me lavdi përditë i nanuritëm
dhe me lajka dalëngadalë i vumë
një nga një në prehje dhe në gjumë.
S’ka heronj, heronjtë u mërzitën,
prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan
duke pritur heshtën e dremitën
dhe ne nina-nana u kënduam.
Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë,
S’ka heronj, tani ka pehlivanë.
***
5 maji është një ditë e madhe, një ditë e bekuar, që ka zënë vendin e duhur, për të mos u shkulur më kurrë që andej, në vendin që i takon dhe e meriton, në panteonin e lirisë, në traditën tonë më të mirë, e renditur krahas 28 dhe 29 nëntorit të lavdishëm, produkt i tyre, i lidhur pazgjidhshmërisht me to.
Në këtë ditë, një popull i tërë përulet para kujtimit të 28 mijë dëshmorëve, të rënë në luftën e Dytë Botërore, Luftës që ndryshoi botën dhe shqiptarëve u ktheu lirinë e pavarësinë. Në themelet e lirisë e të demokracisë që po përpiqemi të ndërtojmë, është dhe gjaku i të rënëve, që ushqen damarët e saj e i bën të qëndrueshëm e të pathyeshëm, përballë çdo situate e rreziqesh, që fatkeqësisht si ndahen njerëzimit, siç po shohim në rastin e agresionit rus ndaj Ukrainës, që është një provokim dhe kërcënim për mbarë njerëzimin, pra dhe për ne, me të njëjtin synim, që të ndalin jetën tonë, të shkatërrojnë aspiratat tona, perspektivën që çelën pikërisht ata, heronjtë e 5 majit.
Në vitet e luftës së Dytë Botërore, rrezikut të pushtimit, të zhdukjes e të shkombëtarizimit iu përgjigjën menjëherë, pa marrë parasysh rreziqet, dëshmorët e parë antifashistë, Mujo Ulqinaku me një grusht patriotësh, në kushtet kur i pari i vendit, ish-mbreti dhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, iku i pari, duke lënë vendin në mëshirën e fatit, pa drejtim e pa mbrojtje.
Qëndrimi i tyre do të pasohej nga të tjera akte heroizmi e sakrifice, ku do të spikaste akti i pashembullt i Qemal Stafës, Sekretar Politik i Rinisë Komuniste dhe anëtar i KQ të PK, forcës që sapo qe krijuar, sapo kish dalë në arenën e historisë shqiptare, me një mision të vështirë, të organizojë e të udhëheqë në shkallë kombëtare luftën kundër okupatorit, që kish shkelur pavarësinë e atdheut.
I pjekur para kohe nga hallet e dertet e popullit, i pajisur me njohuri e kulturë të gjerë, me aftësi e tipare të jashtëzakonshme, do te shkruante shkrimtari e studiuesi i njiohur Nasho Jorgaqi në të parin libër në vend kushtuar Qemal Stafës, që pa mbushur ende të njëzetat, do të shfaqej si një meteor që do të ndriçojë rrugën brezit të ri, të etur për liri, por dhe për dije e kulturë, një fenomen që s’e kish parë e vështirë ta shihte më bota shqiptare. Pikërisht për këto arsye, 5 maji, data e rënies së tij, në nderim të veprës që la pas, u caktua si dita e të rënëve, Dëshmorëve të Atdheut.
Në vitet e qeverisjes së PD, Berisha e tellallët e tij do të shprehnin shqetësimin se me këtë figurë, na qenkësh tepruar, pasi disa institucione dhe mjedise publike mbanin emrin e tij. Në polemikë me ish kryeministrin rreth trajtimit që po i bëhej historisë e figurave historike, nga ndërhyrjet e politikës, e shembullin që ai vetë po jepte duke marrë rolin e historianit e duke bërë vlerësimin e figurave historike, siç ia kërkonin pasardhësit e bashkëpunëtoreve të fashizmit, sidomos në diasporë por dhe këtu, që kishin mbushur radhët e partisë se dashur, për ta çuar në buzë të greminës, siç po e shohim sot. Në një nga shkrimet e mia, ndër të tjera, ndalesha dhe tek kjo çështje, duke shtruar pyetjen: po me Ahmet Zogun, që iku e na la në ditën më të vështirë për vendin, nuk po teprohet, duke ngritur shtatore, një në Burrel, vendlindjen e tij dhe një tjetër në Tiranë, ndërkohë që dhe disa institucione e rrugë në Tiranë e në qytete të tjera gjithashtu kishin marrë emrin e tij, një histeri e paparë, e pazakontë që unë e quaja fshatareske. Po ai ishte vetëquajtur mbret e Qemali një djalë i ri, që s’mund të krahasohej me të, përgjigjej njëri ndër tellallët afër partisë në pushtet.
Qemali u vra në moshën njëzet vjeçare. Ai jetoi pak por la pas një vepër të madhe. E gjeni dot një tjetër si ai, nga forcat që keni debulesë ju, u kthehesha opozitareve. Por, përgjigja e pyetjes s’erdhi kurrë, nga asnjeri prej tyre. Për fat të keq, pak kohe me pas, pamë rehabilitimin e nderimin e Mit’hat Frashërit, kolaboracionistit numër një. Por populli s’i ka harruar bemat e tyre, spekulimet me antikomunizmin fals, kur në ato vite nuk bëhej fjalë fare për komunizëm, por për të shpëtuar vendin nga pushtimi e nga asgjësimi si popull e si komb.
Në radhën e pehlivanëve që stigmatizon Driteroi renditen dhe historiane e studiues që bëjnë sikur e nderojnë luftën antifashiste dhe dëshmorët e saj dhe nuk guxojnë të thonë të vërtetën e madhe historike se atë luftë të pashembullt në historinë tonë e organizuan dhe e çuan në fitore PK e Fronti Nacionalclirim tar dhe Enver Hoxha, udhëheqësi i kësaj force, e vetmja që luftoi deri në fund kundër okupatorit. Kurse të tjerë kalemxhinj, për të balancuar situatat na servirin portrete monstrash, kriminelesh e vrasësish, si Xhaferr Deva, Kadri Cakrani etj. që populli i njohu mire se çfarë përfaqësonin e kujt i shërbenin. Dëshmi për këtë, për të mos shkuar larg në histori, janë dy masakrat e tmerrshme të organizuara prej tyre njëra më 4 shkurt 1944 në Tiranë ku u vranë të masakruar 84 qytetarë të pafajshëm dhe po kaq në Prishtinë në masakrën e kryer po në këtë koheë, në kampin e përqendrimit të ngritur aty nga okupatori me mbështetjen e Devës dhe bashkëpunëtorëve të tij, të destinuar për patriotët e luftetarët antifashistë, që u bënë objekt goditjesh të tmerrshme nga terrori nazist.
Pesë maji është ditë nderimi, por dhe kujtese, spastrimi, reflektimi, që të mos na zërë skleroza, mos të na mbytë ligësia, egoizmi, grykësia, pangopësia, korrupsioni. Sot nderimi më i mirë për të rënët është te ruhemi e të mos mashtrohemi nga pehlivanët qe ka stigmatizuar Dritëroi paharruar në poezinë e të famshme, me të cilën e nisa dhe dëshiroj ta mbyll këtë shkrim.
Murtaje ishte komunizmi,jo fashizmi.Dhe sundoi gjate 50 vjet,sa per te fabrikuar nje popull hajdut,delenxhi,spiun,korruptiv,atdhemohues te gjitha keto vese linden prej frykes,skamjes,izolimit, qe injektoi regjimi terrorist qe sollen partizanet sllavista.
Nuk ka qene kaq i lig para 44 populli shqiptar,,Dhe Ligesine e sollen brigadat partizane.
Po lexoja ne nje gazete jeten intensive,ne dobi te Kosoves te ATDHETARIT XHAFERR DEVA,,sikur ju te mos egzistonit,fare,Kush pjerdh per ju!.Kosova sot eshte gjalle,,Eshte Shtet,,
Ju jeni vemje.Ju plasni si cifla vemjesh,sepse Kosova u be shtet.Ju shkoi mundi kot,,Ju shkoi kot Bratsvo-Jadintsvo,,ju shkoi kot INTERNACIONALIZMI PROLETAR,Ju shkoi kot Dushani,Miladini,.shoku Aliu,shoku Sale, ku ku si do rrojme ne pa Ju!,Ju shkoi kot pushtimi Koswoves,Masakra Tivarit,Masakra Drenices,qe i realizuat JU ne bashkpunim me serbet..
Triumfoi Shqyptarizmi i heroit te Mitrovices,Biri i Nishit te Dardanise shqiptare,Xhaferr Deva.
Permendoren do ja ngreme mu ne Tirane,atje ku terhoqen zvarre dhe pshurren tiranin antishqiptar,
Ato që shkruan o Demo perversi, të gjitha të takojnë ty! Populli shqiptar u bë hajdut, delenxhi, spiun, korruptiv, atdhemohues, ashtu sikurse shkruan ti, pas vitit 1990, kur shpërthyen pusetat e mutit dhe dolët në sipërfaqe monstra si ty. Shkatëruat gjithçka të mirë që populli shqiptar kishte ndërtuar për 45 vjet. Kanë kaluar 31 vjet të tjera shkatërimtare dhe vazhdini të gërryeni popullin shqiptar me mashtrime dhe gënjeshtra të pacipa. Xhafer Deva, Dushani, Miladini, Sala, etj, janë ose nazista ose të Titos dhe nuk kanë qenë të popullit shqiptar. Thuhet se para vitit 1990 kishte luftë klasash! Fakti që ke shpëtuar ti vemje naziste, tregon që kjo luftë klase nuk paska qenë aq e ashpër sa thuhet. Një nazist si ty Demo, dënohesh kudo, në çdo vënd perëndimor dhe gazeta Dita bën gabim që i boton, sepse janë ideollogji anti perëndimore që nuk mund të bësh propagandë hitleriane, që është e ndaluar edhe në Gjermani. Do të vijë një kohë që helmi që ke mbledhur do të të helmojë ty të parin.
Shkrim nga nje muzhik per muzhike te tjere edhe ne Serbi e Rusi.
Kot qe replikon me nje HALE si demo , lere te lehi neper forume , qelb vetem ere po kujt i plasi trapi ne fund te fundit. Te shkojne ne Mitrovice , t’i ngrene permendore Xhaferr plehres naziste se gati jane Serbet per ‘denazifikim’ , per nje ore i ke ne Morine keta korrake me Albinin e ate lopen Osmane qe kane per presidente…demo , ai INTERNACIONALIZMI PROLETAR ta ka bere shurren ne koke per 50 vjet dhe ti e ke duartrokitur si legen qe je !
Xhelo,je labil,a shtihesh?:
Idealin e heronjve te luftes,e perzune dhe e rivrane,menjehere mbas mbarimit te luftes,Hoxha dhe Shehu dhe lloji juaj,lakenj te perjetshem diktatoresh.
Ata vazhduan te vrasin dhe burgosin,nen duartrokitjet tuaja dhe ata idealista te vertete qe luftuan dhe mbeten gjalle,duke i katandisur kete vend,ne vendin me te varfer te Ballkanit,me barqe te zbrazura dhe me dryna te ndryshkur ne goje.
Pjelle e asaj shtrige,nenes tuaj Parti,jane dhe ato vemje toksike qe vazhdojne ta mbajne pushtuar per tre dekada, kete vend dhe kete popull te shndrruar ne kope,qe dhe kur nxjerrin rralle ndonje blegerim kundershtie,i mberthen dhe i paralizon nje frike e vjeter.
Keshtu qe lloj juaj,mor Xhelo,qe e mbrojtet dhe e mbajtet gjalle ate diktature,deri sa ngordhi,duhet te ndjej turp te madh.
Por paturpesia me e madhe juaja arrin,kur dhe sot kerkoni te fshiheni,mbas heronjeve tane te ketij vendi,qe e kane zene vend te perjetshem ne Panteonin shqiptar.
Dhe lloji juaj,per gjate nje gjysem shekulli,kontribuoi,ne renimin dhe asgjesimin total te idealit te tyre.
Profesor Gjeçovi! Ju keni te drejte dhe detyre si shqiptar per ato qe shkruani, por mua me kane rene fare baterite jo vetem per çeshtjen e deshmoreve dhe heronjeve, por gjithe Shqiperine. E paska thene dhe Driteroi ne vargun e fundit:
ç’i kerkoni? Pritja eshte e kot
S’ka heronj, tanj ka pelivane..
Te ndergjegjesosh ca te rinj sot , eshte si te kerkosh te ndergjegjesosh shejtanin. Kjo pune ka marre udhe dhe s’ka kthim. Jetojme kohen qe njeriu eshte kthyer ne gjalles qe konsumon ç’ka i del perpara. U vafte mbare!
s’ka heronj tani
Marrë nga kanga “Heronjtë”
xxxxxx
“Heronjtë” po të kishin jetuar,
Ne nuk do ishim skllavëruar,
Bujqë e barinjë në fshat,
Kush parmend, kush kërrabën e gjat’,
Gjithkush në zanatin e vet,
Shqipëria do shkonte përpjet….
Dikush në vesh ju fërshëlleu!
Si qenë të egër i ndërseu!?
Dhe luftuan Jugë e Veri
Që Ai(ndërsyesi)(!) në pushtet të vij.
Gjer në Kosovë vrapuan,
Serbve jua paranënshtruan,
Vdiqën….po Ai(!) erdhi vërtet,
Të mjerën Shqipëri çe gjet!?
x
Shqipëria ka për tu bërë,
Kur ata në harres ti lërë,
Se ndryshe, po u kujtuan,
Shqipërin prap e coptuan.
Vazhdon