Mallkimi ‘çeçen’: Republika Çeke do të ndryshojë emrin

Elton Tafaruci

Republika Çeke pritet të ndryshojë emrin për ta bërë më të lehtë përdorimin e saj për kompanitë dhe skuadrat sportive.

Nga Republika Çeke, tani do të quhet thjesht Çekia.

Vendi do e ruajë emrin e plotë, por Çekia do jetë emri zyrtar i shkurtër gjeografik, siç është Franca me Republikën Franceze.

Nëse miratohet nga Parlamenti, propozimi do të depozitohet në Kombet e Bashkuara.

Republika Çeke u krijua në vitin 1993 nga ndarja e Çekosllovakisë.

Disa e kanë kritikuar emrin Çekia si të shëmtuar.

Disa thonë se ngjanë shumë me emrin Çeçeni.

Duket se edhe atje e kanë për ofendim që të njihen si çeçenë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *