Mallkimi i Malaysian Airlines, humb tre të afërm në dy tragjedi

anazapta

Një shaka e hidhur e fatit. Një gra australiane ka humbur tre të afërm në dy tragjeditë e Malaysian Airlines. Kaylene Mann ka humbur vëllanë dhe gruan e tij në fluturimin MH 370, avioni i të cilit u zhduk më 8 mars të këtij viti dhe që prej atëherë nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Por pas katër muajsh pritjeje pa asnjë shpresë, Kaylene merr një tjetër lajm tragjik nga Malaysian Airlines. Thjeshtra e saj ka qenë në avionin Boeing, i cili u rrëzua dje në Ukrainë dhe për pasojë humbën jetën të 298 personat që ishin në bord.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *