Mallra kontrabandë në makinë, kapet 37 vjeçari në Korçë

time

Në Korçë është arrestuar një 37-vjeçar, pasi është kapur me mallra kontrabandë. Sipas policisë në pranga ka rënë E. B., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky i fundit në aksin rrugor Korçë-Pogradec, me mjetin tip “Volksvagen”, gjatë kontrollit të të cilit, iu gjet një sasi e konsiderueshme me mallra të dyshuara kontrabandë për të cilën shtetasi E. B., ka paraqitur një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë të kontrabandës me mallra, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, me mjetin tip “Volksëagen”, gjatë kontrollit të të cilit, iu gjet një sasi e konsiderueshme me mallra të dyshuara kontrabandë (erëza që përdoren për produkte ushqimore) për të cilën shtetasi E. B., ka paraqitur një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po ky qenka nga Kamza e ish Mziut,ai “nuk eshte ” njeri i kontrabandes ,por i Mziut ish kryebashkiak ,qe i ka mbetur zakon qe atehere kur zbatonte porosit e kryetarit,per interesat e partise dhe ”zhvillimin e lulezimin ‘e qytetit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *