Malltezi: Qeveria rikthen lejen mjedisore për disa biznese

redaktor

Partia Demokratike denoncon se qeveria ka rivendosur detyrimin e lejes mjedisore për 70% të aktivitetit ekonomik në vend, duke dalë kështu kundër direktivave të BE-së.

Kreu i departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi thotë se BE ka shpenzuar 6 milionë euro për përafrimin e legjislacionit mjedisor shqiptar me direktivat për mejdisin në BE.

“Qeveritarët e korrupsionit na hiqen si më të ditur dhe më të përkujdesur për mjedisin sesa evropianet, dhe për të mundësuar rryshfetin shkuan deri në ndryshimin e ligjit të hartuar nga BE! Më datën 19.6.2014 Parlamenti kaloi ligjin Nr. 60/2014 “Për një ndryshim në ligjin NR. 10448, datë 14.7.2011, “Per Lejet e Mjedisit”, dhe detyruan të pajisen me leje mjedisore pikerisht ato aktivitete që ishin hequr nga ekspertët e huaj dhe për të cilat nuk kërkohet leje mjedisore as në vendet e BE”, tha Malltezi.

Partia Demokratike kërkon shfuqzimin e këtyre amendimeve ligjore, duke i quajtur korruptive.

Share This Article
3 Comments
  • Ahhhhh ,mor djale! Ti ishe per kryetar partie ,poe ce do se je dhendrri I Saliut e dashje pa dashje i ke marr ca huqe te tij. Ti je I ndershem ! Sakrifikove jeten deri sa more ate rracionin e djathit, shut si Saliu sakrifikoj jeten deri sa hyri ne bllok. Ti vajte vet andej nga Jugu per toka,kur vjerrin tend e terhoqen zvarre deri sa e futen ne bllok. Asnje leke s’mori vtem ca dieta kur e conin me zore jashteshtetit ,andej ga Franca. E torturuan vjerrin tend ,o dhenderr e lane pa vajtur andej nga KULLA. Ehhhhh ti je ndryshe vajte me deshire e ua bleve tokat atyre te bregdetit…… Ahhhhh sikur temos ishe dhendrri I saliut ,sa mir do te qe! Keshtu thone gijet e liga se nuk do te te degjohej as kakerima I themi ne nga malsia……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *