Iniciativa e ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Malit të Zi, Igor Llukshiq për formimin e “Gjashtëshes Ballkanike”, ose shkurtimisht G6 është bërë temë diskutimi e këtyre ditëve. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, praktikisht do të themelonin një Parlament të përbashkët. Ministri malazez Llukshiq u ka nisur një “non paper”, si dokument nismëtar për realizimin e kësaj ideje vendeve të Ballkanit. Politologu Albinot Maloku e vlerëson si jo të shëndetshme dhe aspak të mirë.
Siç është paralajmëruar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë dhe Serbisë do të duhej të takoheshin në margjinat e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar mbi formimin e Kuvendit të Ballkanit Perëndimore, si dhe detajet e tjera përcjellëse të kësaj iniciative. “Kjo iniciativë e të ashtu quajturës G6 nuk është as e shëndetshme as e mirë. Nuk e përkrah këtë ide” – vlerëson politologu Albinot Maloku. Sipas tij ishte dikur një Jugosllavi e cila u shpartallua me gjak dhe vendet e dala nga kjo krijesë nuk janë të gatshme për bashkim. “Jugosllavia ishte, ajo u shpartallua nga dhuna dhe presioni serb ndaj të gjitha vendeve tjera. Nuk besoj që Serbia është e pjekur pa kaluar denacifikimin e saj ti shërbej rajonit si duhet.” – thotë Maloku. Ai po ashtu deklaron se nuk është interes as i Kosovës as i Shqipërisë, por as edhe i shqiptarëve në rajon unifikimi i tyre në këtë formë. Ulqini Online

Ideja eshte shume interesante :), por realiteti me Serbine e ben te pamundur kete bashkim! 🙁
VR!!! Kur shqiptaret ende nuk jane bashkuar me njeri-tjetrin si do tu bashkokan me serbet e me te tjeret!? Ky ministri malazez i kesaj ideje ka ricikluar idene e vjeter te titos me duket? Mos kjo ide vjen nga serbet nepermjet malazezit. Eshte shpejt dhe ndoshta e pamundur per shume kohe nje ide e tille kur ende nuk jane thare plaget e luftes dhe nuk jane identifikuar kufomat e te vrareve!? Mandej kriminelet nuk kane kryer as gjestin me te vogel te kerkimit te ndjeses! Shkurt ide e gabuar ne kohen e gabuar!
“G 6” pjate e gatuar ne serbi , serviret nga kamarieri malazez, si specialitet malazez,,,,,,,kurre mos ti besojme serbeve& co…………!!!!!!!!!!!!!!!