Maloku: Veprimin e LDK-së do ta dënonte vetë Rugova

editor

Edi Rama gjatë vizitës së parë në Kosovë pas zgjedhjes së tij si kryeministër i Shqipërisë mbajti një fjalim edhe në Kuvendin e Kosovës, ndërsa fjalimi i tij u bojkotua nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Deputetët e LDK i braktisën punimet e Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste ndaj siç thuhet fjalimit të Rames, të cilin ata e konsideruan, “fjalim urrejtjeje” për shkak të mospërmendjes së rolit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në krijimin e shtetit te Kosovës.

Kryeministri Rama nuk dha asnjë koment rreth kësaj, deri sa ai bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në lidhje me veprimin e deputetëve të LDK-së, politologu nga Kosova, Albinot Maloku deklaroi për Portalin Albeu.Com se ky ishte një veprim i ulët politik që edhe Dr. Ibrahim Rugova do ta dënonte.  “Konsideroj që deputetët e LDK-së bënë gabim dhe nuk i dhanë shuplak kryeministrit Edi Rama me faktin që bojkotuan seancën solemne të Kuvendit të Kosovës. Jam shumë i bindur që po të ishte gjallë ish-presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, do të mërzitej çka po ngjet me tri shkronjat e ish-partisë së tij, kurse aktin do ta dënonte gjithsesi.

 

Share This Article
4 Comments
  • Ne i i hoqem plehrat, tani te pastrohet Kosova nga keta plehra, se na qelben edhe ketu ne Tirane, me eren qe u vjen.

  • Nuk behet fjale per Rugoven,sepse Rugova ishte shkaku per te rilindur pasoja,sepse arsyeja se LDK iku nga Kuvendi,ishte si pasoje e ndergjegjes se tyre te vrare,sepse po te rrinin aty ku flitej per luften e lavdishme te UÇK,do ju shembej dheu nder kemb,sepse keta kane qene kryekput kunder luftes se UÇK. Keta tek UÇK-ja e duan vetem ate kashelashen e Lulzim bashes dhe Hetuesve te UNMIK,me Veshkat e UÇK.

  • Cuditerisht Sali Berisha ka ndikim tek disa te patru ne Kosove. Vertet per te ardhur keq. Ne Shqiperi kjo nuk do te ndodhte kurre. Turpin e pacin per vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *