Me mbështetjen e Parlamentit dhe Qeverisë së Maltës u zhvillua në kryeqytetin maltez sesioni i parë i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP) me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamenteve dhe deputetë nga shumë vende në pesë kontinentet.
“Parlamenti i Maltës e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes parlamenteve dhe deputetëve të tyre për promovimin e tolerancës dhe paqes, në këto kohë të vështira kur njerëzimi përballet me sfida të vështira si ekstremizmi, terrorizmi, emigracioni i paligjshëm, etj”, u shpreh Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, zoti Anglu Farrugia.
Në sesionin e parë të IPTP përshëndetën edhe Kryeministri i Maltës Joseph Muscat dhe Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë, Carmelo Abela.
Në seancën e dytë të punimeve u zhvilluan zgjedhjet për Presidentin e IPTP, zëvendëspresidentët dhe kryetarët e pesë komiteteve.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, u zgjodh President i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe.
Duke marrë fjalën përshëndetëse, Balla u shpreh: “Dua të falenderoj autoritetet shtetërore malteze për mbështetjen dhënë kësaj iniciative të rëndësishme. Shqipëria ime, vendi që unë përfaqësoj, gjithmonë ka qenë burim i paqes me fqinjët, sikurse bashkëjetesa mes besimeve fetare në Shqipëri është një model i shkëlqyer, ndoshta unik në botë”.
Gjatë punimeve të IPTP, kryetari i Grupit Parlamentar Socialist zhvilloi takime me Kryetarin e Parlamentit të Maltës, zotin Anglu Farrugia dhe me Ministrin e Jashtëm dhe Tregëtisë, zotin Carmelo Abela.

Balla falenderoi parlamentin dhe qeverinë malteze për mbështetjen e dhënë në Këshillin Europian në vendimin për përcaktimin e fillimit të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.
Gjithashtu IPTP ishte një mundësi e mirë komunikimi me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Kështu gjatë takimit me zonjën Santi Bai Hanoomanjee, Presidente e Asamblesë Kombëtare të Mauritius, Balla u shpreh: “Në Ministrinë tuaj të Punëve të Jashtme gjendet kërkesa për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ju lutem ushtroni rolin tuaj si Presidente që kjo kërkesë të shqyrtohet dhe të merret miratimi për vendimin e njohjes. Vijimi i procesit të njohjeve është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ne Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe kishte përfaqësues edhe nga Parlamenti i Kosovës dhe ai i Maqedonisë.
a.s/dita

Urime zoti Balla ,por ki kujdes nga Rama dhe Saliu se atyre nuk u behet qejfi por ,perkundrazi u shtohet “URRETJA”.
hahahaha Tao Tao president i paqes dhe tolerances! Kur realiteti tejkalon cfaredolloj skeci humoristik
Po keta paskan qene keq per katunarin e Librazhdit?
Nje pende e forte duhet te shkruaj nje komedi , ku personazhi e ngjarja jane reale!!!. Do te kete sukses te luhet dhe ne teater.
Pse more Taulant , ja u prish qetesine folese se grenxave ? A e sheh se si jane terbuar nga vleresimi qe i behet nje shqiptari … , aq sa u ka dale vetja nga kontrolli ?! A nuk e pe ti disa dite me pare , se si u xhindosen keta monstra , hodhen balte e shashka (qe iu rane mbi fytyrat e tyre) kur u vleresua nje zonje shqiptare (Majlinda Bregu) dhe u vendos ne nje funksion te rendesishem europian ?! Keta edhe kur ulen per ten grene buke , njeren dore e njerin sy , kane te zene me laptopin , se mos iu shpeton pa baltosur ndonje gje e mire , qe thuhet per kete vend e kete popull !
Cdo gje e mire e qeveris e terbon opoziten ! Meqenese arriti me ne fund kjo qeveri qe te mundesoje ngritjen e nji teatri te ri te kohes qe do te jete funksional ndoshta edhe per me shume se nji shekull opozita cmirezeze po ben cmos qe ta pengoje duke cpikur marrezite qe bota ende nuk i njeh: Do te flijohen per teatrin ! Sikur ne ate ndertese te fshiheshin thesaret e kombit ! Po jeni ju qe shkaterruat e dogjet kombinate e uzina fabrika e objekte me vlera te pallogariteshmee , u shkaterruan e u prishen ujesjellsa e kanale kullus e ujites e mijra hektar pyje me pasuri te rralle bimore e shtazore dhe ju e nxitet dhe e dreijtuat ate sepse ishit ne pushtet , bile ne pushtet erdhet me parrullen
” e nivelit zero” dhe sot delni ne mbrojtje te nji shemtije qe mezi qendron ne kembe dhe na duhet te paguajme per cdo vit sic kemi paguar deri me sot . Nuk e permiresoni dot biografine tuaj kriminale duke bere sikur mbroni “kujtesen ” e kombit. !
Kane dale karat, Shqu-pisat dhe antishqiptaret ngjizur me fare serbi, si Fideli, Info dhe Plaku i rrjedhur duke hedhur vrer, qe nje perfaqsues i Parlamentit Shqiptar vleresohet nga te huajt dhe i besohet detyra e larte President i Parlamentit Nderkombetar per Tolerance dhe Paqe.
Ketyre plehrave u do vene pampers ne goje qe e kane me te ndyren se bythen, pisa dhe lengaraqe (beqira)
E dine te gjithe shqiptaret se me fare serbi u ngjiz partia komuniste ne vitin 1941. me pas u emertua partia e punes , sot partia socialiste ose rilindja ku ben pjese dhe Taulanti i xhaxhit Enver.