Në kulmin e një konflikti familjar, një grua ka goditur me thikë kuzhine vajzën e saj 28-vjeçare, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes në një apartament në Milano, ku mes dy grave shpërtheu një grindje e dhunshme që degjeneroi deri në përdorimin e dy thikave dhe plagosjen në bark të shtatzënës.
Sherri ndaloi vetëm me ndërhyrjen e burrit të gruas, pra të atit të vajzës, i cili më pas e shoqëroi atë në spital. Goditjet me thikë jo vetëm që e dëmtuan shtatzënën por përshpejtuan lindjen e nipit të 62-vjeçares, i cili erdhi në jetë me një prerje cezariane të bërë nga mjekët në kushte emergjente.
Gjyshja e foshnjës nga Milani, u arrestua për lëndimeve fatale që sollën “përshpejtimin e paqëllimshëm” të lindjes së vajzës së saj.
