Një mama shtatzënë është nxjerrë me dhunë nga një autobus i Rusisë pasi fëmijët e saj po bënin shumë zhurmë dhe po shqetësonin pasagjerët.
Video shokuese është filmuar në qytetin Vladivostok dhe tregon momentin e pabesueshëm se si gruaja pasi kapet me forcë, hidhet në trotuar.
Mamaja e paidentifikuar e veshur me një pallto të zezë, ishte në gjumë kur tre fëmijët e saj bezdisën njerëzit e tjerë në autobus.
Sipas raportimeve, një mama tjetër e zgjoi atë duke i thënë “të mblidhte” fëmijët e saj përpara se ato të ziheshin duke shkaktuar një kaos të vërtetë.
“Mamaja shtatzënë u zgjua papritur dhe filloi t’i bërtiste gruas që komentoi për fëmijët e saj.Ajo i hodhi asaj gjëra dhe u përpoq ta godiste”- tha një dëshmitar i quajtur Kirill në lidhje me incidentin.
Në fund të klipit teksa fëmijët e shohin të terrorizuar, mamaja e tyre shtyhet me dhunë nga disa burra në trotuarin me akull të rajonit Primorsky Krai të Rusisë.
Tanimë video është kthyer në një provë kryesore për hetimet kundër tyre nga policia.
https://www.youtube.com/watch?v=4k_TYA9Am6U&feature=youtu.be

Kafshe
Kafsh