Mamatë japoneze nuk e duan Davidin të zhveshur

anazapta

Lakuriqësia e një prej kryeveprave të Mikelanxhelos mesa duket nuk u ka pëlqyer disa mamave japoneze. Statuja e lartë 5 metra, një riprodhim i Davidit të skulptorit të madh italian, dhe ajo e Venerës së Milos, kanë “trazuar ujërat” në qytetin Okuizumo, në prefekturës Shimane, në Japoninë perëndimore.

Administratës vendore  në këtë zonë i janë drejtuar shumë ankesa, madje edhe kërkesa për t’i veshur pantallona statujës së Davidit apo gjetjen e një mënyre tjetër për t’i mbuluar pjesët intime. “Fëmijët kanë frikë” dhe “prezenca e këtyre statujave përbën për ta njëfarë presioni”, janë argumentet e mamave japoneze në ankesat e mbërritura në zyrat e autoriteteve lokale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *