Vajzat nigeriane nga Chibok të rrëmbyera më 2014-n nga Boko Haram janë ende gjallë.
Në fakt është shpërndarë një video me imazhet e të rejave dhe të prindërve që qajnë teksa njohin bijat e tyre.
Video, e shfaqur nga CNN, duket se është bërë në dhjetor.
276 vajzat u rrëmbyen saktësisht dy vjet më parë, natën e 14 prillit 2014.
Disa arritën t’ia mbathnin, por për 219 prej tyre nuk dihej më agsjë deri kur doli kjo video.
