Tre ditë nga vrasja makabre që tronditi qytetin e Shkodrës, detaje të reja vijnë për djalin e çiftit që shpëtoi mrekullisht nga të shtënat me breshëri në makinën e tyre.
Boris Bërçana, djali 2 vjeç i Boran Bërçanës dhe Silvi Ndocit, qëndroi disa orë në prehrin e të ëmës pas ngjarjes makabre.
Policia e gjeti djalin në krahët e nënës së tij. Boris, u transportua direkt në spitalin rajonal të Shkodrës, ku u mor nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se fjalët e para që ka thënë Boris duke qarë kanë qenë: “Mami, babi…pis”.
Fjalët e fëmijës kanë prekur stafin mjekësor. Pas nxjerrjes nga spitali, Boris është marrë nga gjyshja e tij, për t’u kujdesur, shkruan shqiptarja.com.
Ish-polici Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas një prite afër një tuneli tek pallati ku ata jetonin në Shkodër. Autorët e vrasjes së çiftit ende nuk janë kapur nga Policia ndërkohë që po vijojnë hetimet.
o.j/dita
