Shumë mama me dy fëmijë nuk kanë kohë për të menduar se si mund të duken më seksi. Por fotot e modeles Klaudia Galanti tregojnë se ajo nuk është një prej këtyre femrave.
Gjatë një sesioni fotografik në një nga plazhet e Floridës, modelja paraguajane është shfaqur me një bluzë të tejdukshme dhe pa të brendshme.
Në vend që t’i linte të dy fëmijët e saj në shtëpi me dadon apo me të atin, Klaudia nuk e ka pasur fare problem natyrën e fotove dhe ka pozuar para syve të tyre, madje edhe në kthim nuk është kujdesur të veshë reçipeta. Foto të tjera tregojnë nënën 31-vjeçare me vajzën e saj 6 muajshe në krah, ndërsa mban veshur pantallona super të shkurtra dhe një bluzë që nuk i lë asgjë imagjinatës.