“Mami të lutem mos vdis”/ Turqi, burri vret gruan në sy të vajzës

Bora Basholli

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një grua 38-vjeçare është vrarë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, në sy të vajzës së tyre 10-vjeçare.

38-vjeçarja Emine Bulut kishte 4 vite që ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa sipas mediave turke ata ishin takuar në një kafene, ku më pas kishin filluar të debatonin deri sa ai nxori thikën dhe e qëlloi.

Nuk dua të vdes”, ishin fjalët e fundit të Emine Bulut ndërsa vajza e cila ka parë skenën monstruoze, sipas mediave turke ka thërritur: “Mami të lutem mos vdis”.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagime të shumta në vend, ndërsa ka ngritur në këmbë të gjithë autoritetet.

Nuk duhet të ndaloni divorcet, por vrasjet e grave. Ajo vajzë e vogël u mbyt në lot. Mjaft me vrasje”, shkruan në rrjetin social aktorja Hazal Kaya.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *