Në një konferencë të përbashkët me autoritetet italiane lidhur me nxjerrjen e vogëlushit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol i Sirisë dhe bashkimin e tij me familjen në Itali, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për një operacion të vështirë, i cili ka marrë vëmendjen e dy kryeministrave Rama dhe Conte.
Në konferencën e përbashkët tregohet së lutjet e Alvin në telefonin të atit i prekën shumë .
“E ëma ishte radikalizuar. Mori djalin me vete sepse të çonte një djalë në Siri do të thotë të dërgosh një luftëtar të ri. “Mami vishet si ninxha. Dua të kthehem të shkoj në shkollë.” , ishte biseda e alvinit me të atin.
“E bukura nuk është vetëm që Alvin e sollëm në shtëpi dhe e bashkuam me motrën. Ishte lojë e një skuadre ndërkombëtare. Është hera e parë në Europë që një fëmijë jetim në këtë qendër, që ne e quajnë kampi i jetimëve, arrin të largohet. Alvin është i pari që është kthyer, është me prindër shqiptar por ka lindur në Itali.
E ëma e Alvin vdiq në sytë e tij. Këto vite babai dhe motrat e dinin se kishte vdekur por një telefonatë nga kampi i Al Hol risjell shpresën: “Baba jam Alvin hajde me merr dua të kthehem në shtëpi”
Menjëherë pas kësaj nis operacioni i shpëtimit.
l.h/ dita
