Manaj te Carpi, agjenti: Jemi afër marrëveshjes

Gazeta Dita

E ardhmja e Rey Manajt duket se do të jetë sërish në Itali në Serie B, por këtë herë në radhët e Carpi-t. Sulmuesi shqiptar që është në pronësi të Inter-it është dëshirë e disa prej klubeve të Serie B ashtu si edhe nga gjermania ka patur interes, megjithatë duket se agjenti dhe vet lojtarin preferojnë Serie B.

“E konfirmoj interesin e Carpi-t dhe mund t’iu them se marrëveshja është afër”, ka thënë menaxheri i tij Alberto Fontana në “Gazzetta di Modena”.

Sulmuesi i kombëtares në sezonin e fundit fillimisht u huazua te Pescara ku grumbulloi 12 ndeshje prej të cilave vetëm 4 si titullar duke shënuar 2 gola.

Në merkaton e janarit 20-vjeçari u largua nga Pescara me trajnerin e klubit që deklaroi se nuk mund të mbaj në skuadër një lojtar sado të talentuar nëse prishë harmoninë e grupit.

Në pjesën e dytë Manaj u aktivizua te Pisa në Serie B ku pati më tepër hapësirë në formacion.

Ish-mesfushori i Milan-it, Gennaro Gattuso në postin e trajnerit e vlerësoi lushnjarin si një afrim cilësor duke e aktivizuar në 17 ndeshje, me Manajn që e dërgoi vetëm dy herë topin në rrjetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *